@joq: Tensione janë regjistruar sërish gjatë protestës së gjimnazistëve në Kamëz, ku efektivë të policisë me rroba civile shihen duke ndjekur me vrap të rinjtë dhe duke u përplasur fizikisht me ta. Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një prej personave që shfaqet në përplasje është i mitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët ndjekin gjimnazistët dhe përdorin forcë fizike ndaj tyre, ndërsa situata në rrugë bëhet e tensionuar. Ngjarja vjen në vijim të protestës së nxënësve në Kamëz, ku më herët të rinjtë kishin rrethuar një automjet policie dhe kishin brohoritur në kor kundër efektivëve.