@joq: Pasi studentët dhe të rinjtë rrëzuan kamerat e sigurisë të vendosura në akset kryesore të Tiranës, policia duket se ka gjetur një zgjidhje alternative: të ngjitet në tarracën e një institucioni qeveritar dhe të filmojë protestuesit nga lart. Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë disa efektivë policie duke regjistruar lëvizjet e studentëve dhe të rinjve që kanë dalë në rrugë për të protestuar. Mesa duket, kur kamerat në rrugë nuk janë më në vendin e tyre, puna vazhdon nga tarracat. Protestuesit poshtë, efektivët lart, me kamerat drejtuar nga turma. Por pyetja që lind është e thjeshtë: çfarë po dokumenton policia me kaq kujdes nga lart, ndërsa mijëra të rinj kanë dalë për të kërkuar ndryshime dhe për të ngritur zërin për të ardhmen e tyre? Në vend që zemërimi i të rinjve të trajtohet duke dëgjuar arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë, pamjet sjellin edhe një tjetër skenë të kësaj proteste: efektivët që filmojnë qytetarët nga tarraca e një institucioni qeveritar. Të rinjtë vazhdojnë të kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Ndërsa institucionet duket se janë shumë të interesuara të shohin se kush po bërtet.
JOQ Albania
Region: AL
Thursday 15 October 2026 14:38:03 GMT
Music
Download
Comments
GhostX😏 :
nuk jan polic jan servila
2026-10-15 15:09:08
48
gojan :
Shteti armik i popullit
2026-10-15 14:40:57
365
arian.mcl :
Kan ngel akoma aty nuk levizin kta
2026-10-15 15:05:19
118
Tanja63 :
policia ne krye te detyres
2026-10-15 20:40:20
0
user92659048340394 :
shteti duhet te mbahet shive čka ndodh.mandej me qen donji shtett burg perjetshem
2026-10-15 18:38:33
0
Iro :
Shtet fashist. Ne kohen e Enverit degjonin muret. Tani spounet jane me kamera.
2026-10-15 14:54:07
97
45 :
Nuk duhet te terhiqemi mbrapsh sepse ka aerdhur koha e kan mbushur kupen kriminelat
2026-10-15 16:30:52
13
username8 :
e pabesueshme. e turpshme 😳
2026-10-15 14:56:06
51
LifeissafewithJESUS777 :
spiunat 😡
2026-10-15 16:09:11
18
landisata :
Ky asht sistemi i 2 partive te medha qe vijn nga partia e punes
2026-10-15 14:41:34
46
Ciao :
Po vrasin femi i zot 🥹🥹🥹🥹
2026-10-15 15:35:01
8
Aurora2 :
DIKTATUR DKKTATUR
2026-10-15 18:39:47
1
kthenmallinevjeternelek :
As enver hoxha ska ba kshu si edi rama
2026-10-15 15:10:16
4
Arbennexhipi :
Spiunat nuk dorzohen [Mega LOL]
2026-10-15 21:09:07
1
𝗗𝗔𝗨𝗧𝗜 :
2026-10-15 14:43:44
11
(TATA) :
Djegiet dhe shkaterrimet e prones duhet te perballen me ligjin, protesta ka pune me politikanet deputetet jo me dyqanet e familjareve, jane djerse e atyre familjeve ato.Keto jane vandalizma jo protesta.Duhet te mare fund veprimet qe perseritin te kaluaren shkaterrimtare.Taksat e shqiptareve do rriten.
2026-10-15 17:30:35
0
Lea :
policìa e krimit si nè kohen e Enverit
2026-10-15 16:20:03
2
Niku Niku :
i bej thirrje cdo nenpunsi shtetrore pezulloni punen po mbroni nje njeri gjith kjo rremuje
2026-10-15 15:32:36
3
landisata :
Po a e kan mbyll faqen e joq ne insta?
2026-10-15 14:42:15
5
user1999 :
spiunat e pushtetit
2026-10-15 16:06:12
4
ANAIDRA :
Diktature edhe Ramizi e leshoi
2026-10-15 15:28:40
2
Hira Murati :
Pse o polic nuk dorzoheni kujt po ju tuteni .
2026-10-15 17:33:06
1
kloa :
turp car shtet krimi qe kemi car paskemi qen ne shqiptaret zduam njeri tjetrin turp turp
2026-10-15 17:01:26
1
Ahmet Braimovikj :
ka ardh koh e keqe ata qe kujtojn se jan zota e bajn keshtu por skameju shkue larg
2026-10-15 15:30:31
4
L :
Policia 👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏
2026-10-15 18:19:29
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.