jussi.d :
Më fal, po nuk funksionon kështu ekonomia. Të gjithë do donin të kishin një apartament luksoz në kullën në qendër të Tiranës, apo një penthouse në zonat më elitare të Milanos, por kjo nuk do të thotë që të gjithë kemi mundësi ta përballojmë.
Edhe ne Itali, gjermani, spanj, ndodh e njëjta gjë. Ka të rinj që kanë mundësi ekonomike dhe jetojnë në apartamente luksoze në qendër të Milanos, ndërsa të tjerë ndajnë apartamente, dhoma dhe shpenzime me studentë apo shokë, sepse aq ua lejon buxheti.
Nëse merr 500 euro në muaj, është e kuptueshme që nuk mund të blesh një apartament në një nga ndërtesat më luksoze të kryeqytetit. Atëherë kërkon një banesë në një zonë më ekonomike, ndan shpenzimet ose punon për të krijuar mundësi më të mira në të ardhmen.
Jo të gjithë mund të jetojnë në zonat më elitare, as në Tiranë, as në Milano, as në Londër e askund tjetër. Kjo është një realitet ekonomik, jo një padrejtësi vetëm ndaj teje.
Të protestosh për paga të ulëta, mungesë mundësish, korrupsion apo çmime të papërballueshme të banesave është më se e drejtë. Por të pretendosh se në moshën 22-vjeçare, me një pagë prej 500 eurosh, duhet patjetër të kesh mundësi të blesh një apartament luksoz në qendër të Tiranës, është një diskutim krejt tjetër.
Dhe mbi të gjitha, djegia dhe shkatërrimi i qytetit nuk është zgjidhje. Protestoni për probleme reale dhe për një ekonomi më të mirë, jo për idenë se të gjithëve duhet t’u garantohet një apartament luksoz në qendër të kryeqytetit
2026-10-15 21:05:47