@citizens.al: Pas muajsh protestash paqësore, prej tre ditësh Tirana është në flakë. Ministria e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë u dogjën. Rrugët qendrore të kryeqytetit mbetën me semaforë të shkatërruar, kazanë të djegur dhe vitrina biznesesh të thyera. Vetëm të mërkurën u plagosën 51 policë dhe 65 persona u shoqëruan. Protestues dhe gazetarë u dhunuan. Sot, në ditën e tretë, gjimnazistët iu bashkuan studentëve dhe protesta u përhap në Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Kuvendi anuloi seancën. #Citizens #Protesta