@skyweb.al: A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit? Prej dy ditësh, qendra e Tiranës i ngjan një zone lufte. Protestuesit kanë sulmuar institucione publike, por edhe një numër të madh biznesesh private, përfshirë disa filiale bankash, duke goditur një sektor strategjik të ekonomisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit është përqendruar kryesisht pranë Kryeministrisë dhe ministrive, duke lënë praktikisht në mëshirë të fatit bizneset private. Pranë Ushtarit të Panjohur, protestuesit u lejuan të hynin në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ndërsa episode të ngjashme u regjistruan edhe në dy filiale të tjera në qendër të Tiranës. Bankat kishin njoftuar më herët ndërprerjen e shërbimit në filialet brenda Unazës së Vogël për shkak të situatës. Por një panoramë krejt tjetër u shfaq kur protestuesit iu drejtuan selisë së Partisë Socialiste. Në këtë rast, Policia mobilizoi forca të shumta, madje në terren u shfaqën edhe persona të maskuar, pa uniforma identifikuese dhe me shkopinj gome. Forcat e rendit duket se janë përqendruar për të mbrojtur Kryeministrinë dhe selinë e PS-së, dy qendrat e pushtetit të Edi Ramës, ndërsa bizneset private janë lënë të ekspozuara ndaj sulmeve dhe shkatërrimeve. Vështirë të mos lindë dyshimi se kjo nuk është thjesht çështje pamundësie apo mungese forcash policore, por një zhvillim që kërkon shpjegim. A po e lënë qëllimisht Rama dhe ministri Demo qytetin të digjet, për t’u treguar teleshikuesve, atyre që e ndjekin protestën vetëm përmes ekranit, se sa të rrezikshëm dhe të dhunshëm janë protestuesit? Dhuna dhe shkatërrimi i pronës private nuk justifikohen në asnjë rrethanë. Por detyra e shtetit është t’i parandalojë ato, jo thjesht t’i shfaqë pasojat e tyre në rrjetet sociale. /skyweb.al #protesta #tirana #albania

skyweb.al
skyweb.al
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 15 October 2026 19:12:46 GMT
6082
58
6
0

Music

Download

Comments

userttttt54
aaaa :
Po se dogjwn skane cte tregojne
2026-10-15 19:41:06
0
audi.3333
Audi.🇦🇱 :
esht e vetmja menyr per t ndenjur ne pushtet lejohet gjithcka qe ne fund t shpalli gjenjen e jashtzakonshme t nxjerri ushtrin dhe t shuaj protesten
2026-10-15 19:44:25
0
rot0003
Mimi :
Perse ca digjen e ca jo
2026-10-16 06:27:49
0
absdhag
absdhag :
Ben dorheqje mos e digj Tiranen
2026-10-15 20:57:37
0
none65883
none :
Protestues jam dhe e kam të qartë se e keqja e Shqipërisë është Edi Rama
2026-10-16 03:29:34
0
d2.y.z4
ΟΚΤΑΠΟΔΙ :
bizneset t i ruajnë pronaret e tyre .
2026-10-15 20:45:52
0
To see more videos from user @skyweb.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About