@zonja_m: Larg kisha mar rrugen per me shkue… Pak rroba kisha mar, e shume gjana tjera kisha lan n’dhomen e vogel, mos t’ma ndjen mungesen nana thojsha, e dhoma mos t’mbetet bosh! Me kan djali I vogel i familjes t’madhe, kishe nji lidhje tjeter me secilin detaj shpije, me nanen, motrat, besa edhe vllaznit nuk m’linin me prek pune me dore, edhe pse u rrita e isha ba burre me mjekerr! Moti ishin largue prej shpis vllaznit, e motrat ishin martue e edhe daje isha ba! Mbeta me nanen, baben se njifsha vec prej fotove e kujtimeve qe s’dija n’ishin reale a ma teper ashtu çysh andrrojsha baben me pas! Mbas lindjes tem e kish lan nanen e neve, per pune kish shkue larg, e s’u kthye ma kurre! Sante kisha mar rrugen edhe une me shkue, me punue mendojsha, nanen amanet motrave u kisha lane, deri t’kthehem, pak muaj.. s’rrij gjate! Me lot lajta rrugen tuj largue prej nanes, kam me t’mar prane vetes I thash kur I putha ballin, e lot qe I kishin mbushe syt e bukur… M’puthe durt e m’perqafon fort, e n’ato momente kisha friken me u largue prej shpis, e me lan nanen n’prag shpie, tuj prit diten kur prap kam me u kthy! Qofte rruge e hajrit djali i nanes, m’thot, nana ka me t’prite me u kthy n’shpi, n’dhomen tane, e n’prehnin tem, kam me t’prite me u kthy n’sofren e bukes, e me durt e mija buke kam me t’jap… Kthehu djali i nanes, m’thot nana sikur shpirti m’plaste prej merzise, e rruge tjeter veq largimit s’kisha ma.. T’due I them nanes, kurre mos e harro.. e mar qanten e vendos n’shpinen qe ma fort ma rendonte barra e lotve t’nanes, se t’tana peshat tjera qe n’supe kisha mbajt… E mallkojsha çdo rruge qe ish bashkue, e m’kish jap kahjen e largimit prej shpis t’nanes.. … Majlinda Deda #fy #fyp #mother #foryoupage #foryou

Maya’s poems
Maya’s poems
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 15 October 2026 21:41:27 GMT
9685
460
10
58

Music

Download

Comments

eljessssa
Dedaa✨ :
Ohhhhhh🥺💔
2026-10-16 03:59:08
1
gressssaaa
G :
🥹🥹🥹💝💝💝🌌🌌
2026-10-16 08:47:11
1
dhuratakastratii
Dhurata :
🥺🤍
2026-10-16 07:29:24
1
meedinnaa1
meedinnaa1 :
🥺🥺🥺
2026-10-16 09:37:34
1
laylaflowers80
LaylaFlowers :
🥹🥹🥹
2026-10-16 19:26:16
1
To see more videos from user @zonja_m, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About