@redaksiaal: Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes pas natës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, duke i cilësuar ngjarjet e fundit si të shkëputura nga shqetësimet dhe aspiratat e të rinjve. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje familjet e prekura nga tërmeti dhe procesin e rindërtimit, ndërsa akuzoi forca politike se, sipas tij, po përpiqen të nxisin përçarje dhe të pengojnë përparimin e vendit. Rama kritikoi gjithashtu përfshirjen e të miturve në protesta dhe dëmtimin e pronës publike. Megjithatë, në reagimin e tij, kryeministri nuk komentoi fjalimin e Samanta Toçkës, i cili është bërë viral në rrjetet sociale në kontekstin e protestave studentore dhe shprehjen e pabarazisë sociale. “ Kjo është gremadha e jetës, e punës, e ëndrrave e një familjeje të zakonshme, prindërit e zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të shtruar tryezën me ndershmëri. Dua t’u them të gjithëve atyre që sot janë me lot në sy përballë gremadhave të ngjashme se, sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t’ju them se përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja dhe ia dolëm së bashku. Ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda janë në shtëpi më të forta. Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gremadhë? Kjo s’ka lidhje me studentët, flama nuk është studentore. Kjo s’ka të bëjë fare me hallet dhe me problemet apo me aspiratën për një vend më të mirë. Është po ajo dorë, ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare, që ka djegur njëherë Shqipërinë dhe është gati ta djegë e ta shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të përparojë, në një luftë të verbër. Flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje. Këta nuk janë studentët. As ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen studentore nuk kanë të bëjnë me ju dhe zgjidhjet që ju keni nevojë. Si mund të nxiten të miturit në rrugë dhe të shkulin trotuare?”-tha Rama.
Redaksia.al
Region: AL
Friday 16 October 2026 06:57:58 GMT
Music
Download
Comments
user95229552592572 :
kjo vajz e meriton me drejtu shtetin bravo yll🤲🤲💎⭐️💖💖💖
2026-10-16 14:37:05
1
Cani zejnulahi :
Proteset paqosere edhe 10vite nuke terhiqet duhet njeher e pergjithmone ta largoni qeverijen Ramen
2026-10-16 13:37:33
8
Vlora Vlora :
akoma ky me keto intriga te vjetra
2026-10-16 12:00:49
7
user17886141800455 :
Po ju popull shqiptare kryeminister i thoni ketij qe popullin po e masakroin dhe ky vazhdon me ystifikime esht e turpshme
2026-10-16 08:30:29
9
Agron Asllani :
po e tepron
2026-10-16 12:30:49
2
Dave Dave :
Kjo vajze ka Nane, Babe, moter, vlla e nuk ashte vetum me perballu studimet, pastaj nga eksperienaca e te githe atyne si kane studju e dine se eshte sakrifice po jo e pamundur kerko pune ne orare te munshme me i perballu te dyja
2026-10-16 12:48:01
1
cm :
https://vt.tiktok.com/ZSgN2nhmn/
2026-10-16 08:01:07
0
vlore albania :
gjithmon fajin e ka saliu se ky esht engjelli mborjtes i shqiperis per ta cuar ne ferr
2026-10-16 08:58:48
1
Lumiri :
Ky e Saliu jane nje
2026-10-16 07:16:18
6
auroraddj :
Rama jep dorheqjen.
2026-10-16 09:02:24
4
ro gia :
Është lojë e tyre t'ja hedhin fajin njëri tjetrit. Mjaft o zotëri! Shqipëria nuk është as e Saliut dhe as e Edit. Shqipëria është e shqipëtarëve. Boll na vodhët.
2026-10-16 10:16:12
3
userrenwkked :
Ti dhe saliu jeni 1
2026-10-16 09:32:03
3
vini :
🤣🤣🤣 e ka fajin Berisha ti bashk me Berishën e keni vendin në burg
2026-10-16 08:52:08
2
vana :
ik rama
2026-10-16 11:47:57
0
madalena24 :
po ke 13 vite qe loz me saliun dhe bashk 36 vite e bet shpiqerin si mos me keq
2026-10-16 12:27:43
0
aleksandramerko :
po saliu i bene te gjitha keto ai do burke
2026-10-16 12:03:02
1
Zamir Kanani55 :
rame ti me saliun kini lojtar 36 vjet pingpong me popullin ? prandaj koha mbarovi apja krahun popullit ? se shqipja ka bira nenash te ndershem qe te punojne me ndinjitet
2026-10-16 08:04:30
1
user100963557511 :
Shi kur ta boj ministre kshu i bon ky
2026-10-16 14:18:26
0
user6252998754098 :
O ramë mos i ndaj studentato socialista e demokrate populli është një dhe vetëm një jepi drejtim se tu dogj vendi tu shkatërrua dhe mos bej broçkulla na shet mënd tauland balla Belinda ylsi manja te gjith te gjithë jepua drejtim🤲🤲
2026-10-16 08:41:43
0
Kapo Tani :
Po çfar ti thot që do kull 23 vjeçe çfar ti thuash
2026-10-16 10:26:21
0
ARDIAN..777 :
SALI BERISHA E EDI RAMA JANË SHOK E MIQ..
2026-10-16 07:27:56
3
Xhovo :
Cfar karit 😂😂😂 saliu thot.
2026-10-16 07:08:07
0
jorgo129 :
rama krimineli kombit
2026-10-16 10:58:34
0
mondi71_ :
ti saliu dhe ai meta qe eshte ne burg e katandiste kete vend keshtu dhe jeni bashke
2026-10-16 12:10:20
0
sjhshdhdhdh :
pre se se siguron konviktet me polic por ike lon ne meshi te sotit dhe shkoje e thyej xhamat naten dhe tramatizojne gocat e konviktit.ku je ti si shtet apo ty te intereson vete parlamenti dhe karrika jote
2026-10-16 13:19:02
0
To see more videos from user @redaksiaal, please go to the Tikwm
homepage.