@piranjatnews: Një debat në rrjetet sociale ka përfshirë Taulant Ballën dhe zv.ministrin Oltion Rrumbullaku, pas një komenti të këtij të fundit lidhur me interesimin e Ballës për gjimnazistët. Gjithçka nisi kur Rrumbullaku e pyeti Ballën se ku kishte qenë më parë, kur sipas tij, po interesohej nga gjimnazistët. Balla iu përgjigj duke pranuar se kishin bërë edhe gabime, por duke shtuar se kishin pasur një zëvendësministër të arsimit “halé si puna jote”. Përplasja vijoi me kundërpërgjigjen e Rrumbullakut, i cili përdori gjuhë fyese ndaj Ballës, duke e quajtur “halé e qelbur” dhe “vemje”. Ai përmendi gjithashtu debatin e vitit 2013 kundër Partisë Demokratike dhe emrat e disa ish-ministrave, duke pretenduar se Balla nuk kishte qenë i pranishëm në ato debate. Në fund, Rrumbullaku e shoqëroi reagimin e tij me një mesazh tjetër në Instagram, ku shkroi: “Vemjet e duan përgjigjen ballore! Vemjet që do largohen me turp”. #piranjat #piranjatnews #taulantballa
Piranjat News
Region: AL
Friday 16 October 2026 08:14:34 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @piranjatnews, please go to the Tikwm
homepage.