@tropoja_historike: Trimat Sypatrembur Bajram Curri prej fisit Krasniqe (Tropojë) dhe Gjon Lufi i Selitës (Mirditë) Gjon Lufi ishin dy figura të shquara të lëvizjeve patriotike shqiptare, të cilët u ndeshën dhe bashkëpunuan në ngjarje kyçe të historisë kombëtare. Tranga është si një kala natyrore, por kala të vërteta e të pathyeshme qenë edhe njerëzit që banonin në këto kulla të bardha me themele në shkëmb. E tillë ishte kulla dykatëshe e Gjon Lufit, me përmasa 24 m x 7,5 m. me dritare të mëdha dhe kishte 14 dhoma, e ndërtuar krejtësisht me gurë të gdhendur buzë shkëmbit të bardhë, prej nga kundrohet lirshëm në të katërt anët. Ishte një vend i një sigurie të madhe, prandaj dhe Bajram Curri, ka qenë i strehuar në Trangë, për gati 3 vite së bashku me dymbëdhjetë burra të tjerë në kullën e Gjon Lufit, në kohën kur ai ndiqej në Kosovë nga pushtuesi osman, por dhe nga forcat serbe për t’u vrarë. Gjatë kohës që Bajram Curri, ka qëndruar në këtë kullë, ka punuar për organizimin e luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesi i huaj. Për këtë qëllim ka takuar parinë e tre bajrakëve për të bashkërenditur veprimet, siç ka qenë në bazë të direktivës së tij, ngritja e flamurit në kishën e Kthellës me 25 dhjetor 1912. #tropoja #fypppppppppppppppppppppppppppppppppppppp #viral #mirdita #albania
tropoja_historike
Region: FR
Friday 16 October 2026 16:14:27 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @tropoja_historike, please go to the Tikwm
homepage.