@piranjatnews: Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dhe autobote… Ëndrrat, përballë shkopinjve të gomës. Dhe herë pas here, një tufë policësh sulen e kapin një djalë të ri, e shtrijnë përtokë, e godasin me shqelma, grushte e shkopinj, edhe pse është i palëvizshëm. Ai djalë shpesh nuk ka në duar asgjë. Ndoshta, vetëm një çantë shpine. Një çantë që duhej të mbante librat, me një shishe ujë, me një maskë kovidi, me një bukë me vezë të mbështjellë nga shtëpia. Ai djalë është fëmija i dikujt. Ka një nënë që pret me ankth duke parë lajmet, se mos i sheh emrin apo fytyrën. Një nënë që nuk i thotë dot “mos dil atje”, sepse ia kupton arsyet, ia di hallet. Një nënë që shpreson që të mos e kapin, të mos dalë në ballë, të mos i ndodhë gjë.
Piranjat News
Region: AL
Friday 16 October 2026 21:49:48 GMT
Music
Download
Comments
user9610394868883 :
o zot cfare behet keshtu o popull cfare rregjimi eshte ky shtet fashiste Gestapos e Hitlerit
2026-10-16 23:25:18
0
endrinqafoku :
🤮🤮🤮
2026-10-16 22:14:19
0
To see more videos from user @piranjatnews, please go to the Tikwm
homepage.