@piranjatnews: Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Ajo thotë se historia ka nisur që në momentin kur është njohur me ish-bashkëshortin, Gersi Gjeta. Ka qenë vetëm 17 vjeçe. Dhe e ka njohur gjatë kohës kur kanë qenë provimet e maturës. Një njohje e cila në fillim dukej si një histori e bukur dashurie, nga ato që shohim vetëm në filma, por që shpejt u kthye në diçka që ndryshon njëherë e mirë jetën e një gruaje. Ai person është shfaqur në fillim si person shumë i mirë, shumë i përkushtuar. Ka pasur interes shumë të lartë.Por më vonë, siç thotë Anxhela, 25-vjeçari që kishte përkrah nisi ta dhunonte. Ata kanë qenë edhe bashkë në një ambient familjar dhe, në momentin e parë që e ka goditur, ka qenë në kushte jo edhe shumë të mira emocionale dhe nuk ka pasur mundësi të reagoja, sepse dhuna fizike ka filluar pikërisht në këtë moment. Këtë gjë ia ka treguar nënës së saj, por, duke qenë në trysninë e njerëzve se çfarë do të thonë, ajo i ka thënë: “Mos e lër, se do të të kërkojë falje”.
Piranjat News
Region: AL
Friday 16 October 2026 21:50:24 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @piranjatnews, please go to the Tikwm
homepage.