@staystrongq804: Yoga #fyp #uktiktok #unitedstates #viral #ukgirl

Stay Strong
Stay Strong
Open In TikTok:
Region: PK
Saturday 17 October 2026 06:45:35 GMT
2074
42
2
4

Music

Download

Comments

user9622054605386
👑『 𝐻𝒶𝓂𝒾𝓊𝓃 𝓀𝒽𝒶𝓃 』👑 :
❤️❤️❤️
2026-10-17 08:23:04
0
user9622054605386
👑『 𝐻𝒶𝓂𝒾𝓊𝓃 𝓀𝒽𝒶𝓃 』👑 :
👍👍👍
2026-10-17 09:18:32
0
To see more videos from user @staystrongq804, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Një çift shtetasish të Kosovës, që kishte jetuar në Zvicër për 28 vjet, duhet të largohet nga ky shtet pasi Gjykata Supreme Federale ka refuzuar ankesën e tyre kundër vendimit të autoriteteve të migracionit për mosrinovimin e lejeve të qëndrimit. Sipas aktgjykimit 2C_256/2026, të datës 21 gusht 2026, bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1963 dhe bashkëshorten e tij të lindur në vitin 1965. Ata kishin hyrë në Zvicër në vitin 1998, së bashku me dy fëmijët, duke paraqitur kërkesë për azil. Kërkesa e tyre ishte refuzuar në vitin 1999, por autoritetet zvicerane u kishin mundësuar qëndrim të përkohshëm në vitin 2001, pasi largimi i familjes ishte konsideruar i paarsyeshëm në atë periudhë. Në vitin 2013, çifti kishte përfituar leje qëndrimi për arsye të veçanta humanitare, të cilat ishin vazhduar disa herë. Ndërkohë, dy fëmijët e tyre kishin marrë shtetësinë zvicerane në vitet 2007 dhe 2008, ndërsa bashkëshortët kishin vazhduar të jetonin në kantonin e Cyrihut. Megjithatë, problemet me autoritetet e migracionit kishin lindur për shkak të varësisë së gjatë nga ndihma sociale dhe mungesës së integrimit ekonomik. Sipas dokumentacionit gjyqësor, bashkëshortët kishin përfituar ndihmë sociale nga viti 1998 deri në vitin 2011 dhe përsëri nga shkurti 2015 deri në shtator 2025, gjithsej për rreth 24 vjet. Vetëm nga viti 2015 deri në shtator 2024, për çiftin ishin paguar 341.908,50 franga zvicerane ndihmë sociale. Gjykata ka konstatuar se bashkëshorti, megjithëse kishte probleme shëndetësore, ishte konsideruar i aftë për punë të lehta fizike, por gjatë qëndrimit në Zvicër kishte punuar në tregun e rregullt të punës vetëm rreth tre vjet. Bashkëshortja, e cila vuan nga një problem i lindur i shikimit, kishte provuar të punonte si pastruese për vetëm pesë ditë në vitin 2010. Sipas Gjykatës, nuk ishin dokumentuar përpjekje të mjaftueshme për punësim, ndërsa ajo nuk kishte arritur ta mësonte gjuhën gjermane. Autoritetet e migracionit i kishin paralajmëruar disa herë bashkëshortët për pasojat e mundshme të vazhdimit të varësisë nga ndihma sociale, por situata nuk kishte ndryshuar. Një tjetër element i marrë parasysh nga Gjykata ishte mungesa e lidhjeve shoqërore me popullsinë vendase. Sipas aktgjykimit, kontaktet e çiftit ishin përqendruar kryesisht te fëmijët, nipërit, mbesat dhe familjarët e tjerë që jetojnë në Zvicër. Pavarësisht se fëmijët e tyre janë shtetas zviceranë, gjyqtarët kanë vlerësuar se nuk ishte dëshmuar një marrëdhënie e veçantë varësie që do ta bënte të domosdoshëm vazhdimin e qëndrimit të prindërve. Në shtator 2024, Zyra e Migracionit e Kantonit të Cyrihut kishte vendosur të mos ua rinovonte lejet dhe kishte urdhëruar largimin e tyre nga Zvicra dhe zona Shengen. Çifti e kishte kundërshtuar vendimin në gjykatat kantonale dhe më pas në Gjykatën Supreme Federale, duke u mbështetur në kohëzgjatjen e qëndrimit dhe të drejtën për respektimin e jetës private e familjare. Megjithatë, Gjykata Federale ka konstatuar se qëndrimi i gjatë në Zvicër nuk garanton automatikisht vazhdimin e lejes, veçanërisht kur integrimi konsiderohet i pamjaftueshëm. Sa i përket kthimit në Kosovë, gjyqtarët kanë vlerësuar se bashkëshortët ende kanë familjarë atje, flasin shqip dhe njohin zakonet e vendit të origjinës. Gjykata ka konsideruar gjithashtu se problemet shëndetësore nuk përbëjnë pengesë të pakapërcyeshme për kthimin e tyre. Me vendimin e 21 gushtit 2026, ankesa e çiftit është refuzuar dhe ata janë obliguar të paguajnë bashkërisht 1.000 franga shpenzime gjyqësore. Aktgjykimi nuk konfirmon nëse bashkëshortët janë larguar tashmë fizikisht nga Zvicra, por vendimi për mosrinovimin e lejeve të tyre të qëndrimit është lënë në fuqi. /Urgjent.com/ #fyp

About