@zeri_al: Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të zhvillojë një vizitë zyrtare të hënën në Vjenë të Austrisë, në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë, sipas “Kurier”. E përditshmja e njohur austriake i kushton vëmendje vizitës së kreut të qeverisë shqiptare, i cili pritet të pritet me nderime ushtarake nga kancelari austriak Christian Stocker. Në artikull, gazeta ndalet edhe te protestat në Shqipëri që po vijojnë prej muajsh. “Kurier” e përshkruan vizitën në Austri si një “pushim të mirëpritur” për kryeministrin shqiptar nga zhvillimet dhe tensionet në vend. “Për kryeministrin shqiptar, vizita në Vjenë të hënën do të jetë një pushim i mirëpritur nga protestat që prej muajsh ziejnë në vendin e tij. Për më tepër, një vizitë e shkurtër në Austri është gjithmonë si vizita e mirësjelljes te i afërmi i pasur - Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në vend, në 2025 mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë. Kompani si Verbund, Strabag, Raiffeisen Bank, Vienna Insurance Group apo CINEPLEXX janë aktive aty. Vitet e fundit vendi ka lulëzuar edhe si destinacion turistik, edhe për austriakët. Pikërisht për shkak të lidhjeve të tij ekonomike, Austria është një nga mbështetësit më të zëshëm për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, të cilin Shqipëria, kandidate për anëtarësim që prej qershorit 2014, e synon deri në 2030. Në letër, Tirana pas Malit të Zi ka shanset më të mira për këtë. #zeri #edirama #vjene #viral

ZËRI
ZËRI
Open In TikTok:
Region: AL
Saturday 17 October 2026 14:33:29 GMT
31443
247
12
9

Music

Download

Comments

filan.fisteku154
filan fisteku :
e presim aty ne
2026-10-18 09:36:26
0
detektive.lilith.lucifer
detektiv.Azazel :
Nuk po dim me cfar te themi per kete. populli ne kolaps ky largohet.
2026-10-17 15:06:45
11
juve12334
juve12334 :
Kancelari, ne kyshte normale dhe sipas prot pol duhet analluar pritja.
2026-10-17 21:34:03
1
numberw51
User 0_1 :
po ky nuk don me ja dit per popull o njerz
2026-10-17 16:02:14
2
o.sa.mir.me.qe.sh
o sa mir me qe shqiptar :
Ta presim ne vien
2026-10-17 19:36:48
0
wwg1wga_17fr
wwg1wga_17fr :
2026-10-17 15:02:49
0
georgegeorge51
George :
2026-10-17 19:29:36
0
ledi___lacc
ledi_lacc :
Tu ba planet e bangave se krejt lekt ne austri shkojn qeveri e neveritshme
2026-10-17 20:21:59
1
principata5
DarDanus :
e zot. boni nje dy Krisma si ne Paris. bomi njo dy Krisma ne Austri.
2026-10-17 18:33:44
2
artofperparimqazimi
Përparim Qazimi | Artist :
“… po them, përkundër gjithë këtyre mjerimeve, do shohim gjysmëzotat gjakatarë si thyhen nëpër statuja, do shohim si ndryshken diktatorët në relievet e monedhave!” (PËRPARIM QAZIMI: Nga libri: “Dashuri…ad vitam.” Poezia: “Degëz e thyer trëndafili”)
2026-10-17 20:41:33
0
qole12
arber :
esht larguar nga shqiperia esht ne Israel
2026-10-17 16:25:38
0
su_klobu
su_klobu :
🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
2026-10-18 10:58:10
0
To see more videos from user @zeri_al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About