@shkodra.live: Kisha katolike pro dorëheqjes së kryeministrit Rama / "Qeveria të marrë vendimin e vështirë që kërkojnë qytetarët" Në vigjiljen e festës së Zojës së Shkodrës, arqipeshkëvi Giovanni Peragine foli për herë të parë për protestën që po zhvillihet për 5 ditë me radhë. Në këtë deklaratë të parë, arqipeshkëvi i Shkodrës u shpreh pro dorëheqjes së kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare. Sipas klerikut, qeveria duhet të marrë çdo vendim të vështirë që qytetarët kërkojnë duke qenë se po protestojnë për 4 muaj me radhë. "Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Për katër muaj, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër një sistemi që favorizon disa dhe penalizon shumë të tjerë, por zëri i tyre nuk ka gjetur dëgjimin dhe përgjigjet e duhura. Kjo nuk e justifikon dhunën, e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për të hapur rrugë dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë. Vetëm përmes drejtësisë, barazisë dhe dialogut të sinqertë mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, ku askush të mos ndihet i përjashtuar dhe ku e mira e përbashkët të mbizotërojë mbi çdo interes personale. Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete. Asnjë interes privat nuk mund të vihet mbi të mirën e vendit dhe asnjë pushtet nuk mund ta zëvendësojë detyrimin për t’u dhënë përgjigje qytetarëve. Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë. Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës së saj", deklaroi arqipeshkëvi Peragine. Një mesazh arqipeshkëvi Peragine dha edhe për qytetin e Shkodrës duke thënë se qyteti nuk është vetëm qendra por edhe periferitë. "Qyteti është një e mirë e përbashkët, pra u përket të gjithëve. Qyteti i Shkodrës nuk u përket vetëm institucioneve të tij. Nuk u përket vetëm atyre që mbajnë përgjegjësi publike. Nuk u përket vetëm atyre që zotërojnë pasuri. Shkodra nuk u përket vetëm atyre që jetojnë në qendër të qytetit. Shkodra u përket të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Shkodra është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të ndihen përgjegjës për të. Duhet të theksojmë edhe se qytet nuk ndërtohet vetëm në tryezat e zyrave publike, por ndërtohet çdo ditë në familje, në shkolla, në vendet e punës, në shoqata, në bashkësitë fetare dhe në organizatat e shoqërisë civile. Qyteti ndërtohet përmes mënyrës se si e pranojmë njëri-tjetrin, se si i respektojmë hapësirat e përbashkëta dhe se si i edukojmë fëmijët tanë. Një qytet ndërtohet edhe përmes gjesteve të vogla të ndershmërisë, vëmendjes dhe solidaritetit. Askush nuk duhet t’ua kalojë të tjerëve përgjegjësitë e veta", tha arqipeshkëvi i Shkodrës.

Shkodra Live
Shkodra Live
Open In TikTok:
Region: AL
Saturday 17 October 2026 17:32:14 GMT
75967
3964
138
479

Music

Download

Comments

elsonshima
Elson Shima :
Bravo kisha katolike!!! po komuniteti mysliman ku eshte
2026-10-17 18:21:42
118
klodianrakaj
klodianrakaj :
Bravo zoti mbi ghith qfare do feje zoti e shqipnia asht nje
2026-10-17 20:22:06
0
daniel.gjeta5
Daniel Gjeta :
Ky eshte pro 😅
2026-10-17 19:33:53
0
user7197522911971
username :
Pse nuk flet për flamurin e vatikanit si e hoqen talebanet
2026-10-17 18:05:35
18
emiljano.shkambi
Emiljano Shkambi :
Ma ne fun kjoft livdu krishti shkoder kjosh beku jam shum krenar per ty
2026-10-17 18:40:45
99
sheffield029
Adi 🇬🇧 :
Të gjithë e braktisen Ramen përveç Taulant Pallës
2026-10-17 18:31:34
93
n.blu39
N.Blu :
MOS UL INTESITETIN O ZOTRI . SHIKO HALLET E TUA DHE LERI BROÇKULLAT . MOS DIL KUNDER POPULLIT
2026-10-17 20:48:48
0
alexgeorge2801
ScorseseBrand :
respekte prë gjith Protestuesit! 👏👏
2026-10-17 20:34:53
0
donervis
babo :
ju lutem me me thoni eshte i pari klerik qe flet
2026-10-17 18:58:52
6
xoxo_00221
xoxo🕷 :
Amen Amen Amen o Zoti yne r Jezukrishte 👍
2026-10-17 18:21:55
26
gjyzepine1204
gjyzepine1204 :
Amen,te Lutem o Zot na e ruaj popullin Shqiptar e RININ te ardhmen e vendit 🙏❤️🇦🇱
2026-10-17 18:09:33
56
sunandmoon3369
Anastasia :
Teper vone! Protestuesit nuk ulen me per dialog, por kerkojne doreheqjen e qeverise Zoti na bekofte te gjithe ne kete situate te rende! Amen [Pray]
2026-10-17 20:31:24
1
kl4jdios
KL4jdi🐊 :
Neser 00:00 Urime Shqiperi 🇦🇱
2026-10-17 18:57:00
0
laberia_laberi_
laberia ⚜️lab ❌️ ❌️ ❌️ :
ne po zhdukemi si rac ne po luftojm per mbijetes
2026-10-17 18:47:41
13
bukuroshsinanaj
USTA EDI . FIER :
RESPEKTE I NDERUAR
2026-10-17 18:09:04
22
lec756331587248726
ĹEC ÇELAj 6331587248726 :
KJOFTE LEVDUA KRISHTI NE SHEKUJ TE SHEKUJVE AMEN ✝️🙏❤️E KRISHTI TE RRITE PUSHTETIN AMEN E RROFTE KOMI SHQIPTAR 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
2026-10-17 19:30:02
5
gdrvc5
gdrvc :
bravo ipeshkvi Gjovani ju falemnderojm per reflektimin tuaj zoti te ruajt dhe te rrite pushtetin🙏🙏
2026-10-17 19:35:29
5
chopin_09.02.20
Chopin :
Bravo
2026-10-17 18:15:38
6
interinter172
KELMEND MILANO KELMEND :
2026-10-17 18:16:21
6
andi67677
andi :
bravooo
2026-10-17 18:20:25
7
guest98378188637
guest98378188637 :
Bravo
2026-10-17 17:54:36
8
__tiii__1
7 :
Bravo, Den Bota! 👏 Thirrja jote nuk shkoi më kot, por pati kuptim dhe jehonë! Më në fund po reagojnë edhe Kisha Katolike, edhe komuniteti mysliman. Kur bëhet fjalë për drejtësi dhe për fëmijët e këtij vendi, feja nuk duhet të na ndajë, por të na bashkojë. Respekt për ty që ngrite zërin dhe nuk qëndrove indiferent! 🇦🇱
2026-10-17 19:08:10
6
vuci001
V1980 :
fol shqip
2026-10-17 19:55:57
0
user1517147804461
toshi :
te lumte goja! tutte le cose che ha detto è vero! Ringrazio signore ché lei ha parlato così bene.🙏 così vero, bravo!! Zoti tè ruajtë!!
2026-10-17 20:36:02
1
life_goes_on077
Mario_London💯🇦🇱🇬🇧🇦🇱🦅 :
🙏🙏🙏🙏 Rama burg berisha burg 💯
2026-10-17 19:14:56
4
To see more videos from user @shkodra.live, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About