@joq: Policët, të cilët po përballen me protestuesit me rroga qesharake, me këpucë të grisura, disa edhe me këpucë dasme, mes kroasantëve dhe ujit, janë gëzuar pa masë sot nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Pas ditëve të përballjes në rrugë, duket se më në fund dikush ka menduar t'ua shpërblejë sakrificën, edhe pse këpucët e grisura nuk presin janarin për t'u ndërruar. Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre. “Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, u shpreh kryeministri. Kështu, mes kroasantëve, ujit dhe përplasjeve me protestuesit, policëve u është dhënë një arsye më shumë për të pritur me padurim shpërblimin. Mbetet të shihet nëse 2500 eurot do të mbërrijnë po aq shpejt sa premtimi dhe nëse rritja e pagave do të shoqërohet edhe me përmirësimin e kushteve të punës. Deri atëherë, uniformat blu duhet të vazhdojnë detyrën, ndërsa këpucët e grisura presin të zëvendësohen.
JOQ Albania
Region: AL
Monday 19 October 2026 07:19:45 GMT
Music
Download
Comments
ergis :
gjyna djem nenash jan dhe kta ca fajin kan keta kemi njerzit tan qe ushtrojn kte detir shok dhe miq gjyna ca faji kan kta askush se do kte situat mos i bezdisni lejni ne pun te vet
2026-10-19 12:18:59
0
user790633050555 Moza :
cte bejne Policet u kerkojne buke femit o njerez jan hall dhe ata
2026-10-19 11:18:01
0
Granit Musa :
nuk kan faj policija por shteti hajn e veq per vehte mekat per ket shtet
2026-10-19 14:01:51
0
Babis :
Gjynah vjedhin leket policet me rrobe shpie
2026-10-19 14:22:11
0
xhongoti :
😂 mashtrimet e rames
2026-10-19 12:29:59
0
⭐️ :
në si popull jemi te varfër se shteti ka lek 😔😔
2026-10-19 07:21:56
137
Sam :
policet gjynah
2026-10-19 07:31:15
33
Sheremet Boletini :
Edi Rama tradhëtari I Kombit Shqipëtar
2026-10-19 12:53:28
0
B4k :
As oret shtes ska me u dhon jo 2500€ 😂😂😂
2026-10-19 07:46:15
23
je7jeesjekwowksk :
sa gjyna.me të bullizuarit,me te varferit,me te poshteruarit sot per sot.dhe nga popuĺli dhe nga qeveria me te perbuzurit
2026-10-19 14:02:36
3
𝑵𝒊𝒏☆ :
[Innocent][Innocent]ti bojn fresk rames jepni doreheqjee[Heart eyes]
2026-10-19 08:22:08
4
𝙂 亗 :
Leje m t hajn se gjynaf dhe ato se jet
kan dhe ato 😭
2026-10-19 08:03:04
9
【❼❼❼】 :
2026-10-19 07:56:01
20
labi_vlore_23 :
shikoni si i ka dal boja uniformave o shtet hiqni uniformat dhe kërkoni te drejtat bashkouni me popullin
2026-10-19 07:29:51
17
user4572483878986 :
tash asht ne dor te policis mas me e shit shpirtin,ky asht ofendim per policin jo shperblim apo rritje rroge,
2026-10-19 07:25:57
8
vjkt11111 :
policat SA gjynah [Pray][Pray]
2026-10-19 08:44:23
1
lion :
policia eshtetit
2026-10-19 11:01:48
2
afrim🇽🇰🇨🇭 :
iblejti policin publikisht iblejti i korroptoj turp shteti e korroptoj policin me 2500 euro
2026-10-19 09:36:06
1
Zentillion :
nuk e kuptoj cfar qellimi kan kta protestat? duan 1997? Mir ja dha Rama dorheqje, pastaj cfar? Kan keta kunderkandidat per ti fitua sgjedhjet? Sot me pas sgjedhe sot prap Rama fiton, sepse nuk ka parti ose kundershtar.
2026-10-19 09:54:50
0
🇦🇱 AL-BANA 🇩🇪 :
2026-10-19 11:20:48
2
Aurel Guacaj :
nuk ekan menduar policia sido vinte situata
2026-10-19 08:38:02
1
albert gerdani :
kam ber njeher gabim ndaj uniformave te shtetit edhe kurr nuk do t'a mendoja t'a perseris per jet te dyt ate gje ndaj uniformave te policisë kurrë po kurr edhe babai im edhe vëllai in kushdo qe te perfitonte kurr z'do t'a beja
2026-10-19 07:49:06
2
alb :
do ju japin 2500 €
2026-10-19 10:01:36
1
xaris :
edhe per ta keq me vjen,se urdhera marrin,por kane zgjedhje,urdherat jane bere per t'u thyer ne situata si keto!quhet polici e shtetit,dhe jo polici e qeverise,ate nuk duhet ta harrojne kurre!
2026-10-19 08:23:16
1
jorgo129 :
o polica ai ka 13 vjet qe ju genjen
2026-10-19 08:09:45
1
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.