@joq: Golden Eagle mbështet protestuesit, 450 mijë lekë në muaj për familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë dhe ka të rinj që detyrohen të rriten përpara kohe. Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, ka ndarë sot historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga Golden Eagle, që ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj, për 12 muaj rresht, për t’ia lehtësuar sadopak barrën e kësaj periudhe kaq të vështirë. Asnjë shumë parash nuk mund ta zëvendësojë mungesën e një babai, por një dorë e zgjatur në momentin kur jeta të ka goditur më fort se kurrë, mund të bëjë një ndryshim të madh. Sepse ndonjëherë, humanizmi më i bukur nuk është ai që shprehet me fjalë, por ai që kthehet në vepra. ❤️
JOQ Albania
Region: AL
Monday 19 October 2026 08:06:40 GMT
Music
Download
Comments
MIRDITORE :
Prandaj vetem golden eagle kam pi gjith jeten me i miri pronar nkrejt shqiptarin qe ndihmon te varfrit
2026-10-19 08:48:44
345
01toni :
kte pronarin e kam pa se ndihmom shume njerez me nga 10 e 20 mije euro , ky e meriton te jet miliarder e jo kta kta zamir manet tone qe bejne hotele me nga 2 mije euro nata .
2026-10-19 08:24:10
434
londonl :
Kush blen golden eagle po kontribon per bamirsi
2026-10-19 12:52:38
0
Robi_Vujt_Tiron_Uk :
Bravo golden eagle,gjithmone eshte kujtuar dhe ka ndimuar shqiptaret,Te gjith duhet te pijme golgen eagle neper trojet tona dhe Europe
2026-10-19 13:27:38
0
pika_e_ktheses :
si gjithmon , sa her ka raste te tilla gjithmon esht bamires , Allahu ja shperbleft
2026-10-19 08:47:03
62
Luani :
Zoti thot. ( Kur jep diçka, mos ta shikoj dora tjetër) dhe mirë bën, nuk do reklam për ndihmën, ja njeh Zoti dhe djali mirësinë. Respekt këtij njeriu!
2026-10-19 10:00:00
15
userr204212 :
Zoti ja boft drit rrugen e shpirtin 👏🙏
2026-10-19 09:55:28
0
S.M :
Te bekofte Zoti per kete te mire qe I bere ketij jetimi ,ta shperblefte Zoti.
2026-10-19 10:39:54
0
Fizjana Anna Hysenaj :
Pa diskutim Golden Shumë njerëz me 💖 të mirë, askush nuk e heq këtë, Bravo
2026-10-19 08:23:54
62
livelyrics11 :
Bravo Golden Eagle 👏🏻 gjithmone ndihmon. Ta suportojme te blejme sa me shume
2026-10-19 09:29:26
18
lejla07 :
pse nuk po i ndihmon ne kosov sa njeri osht i varfun ne rregull osht per ket djalin po nuk ndiva qe ndihmoj ne kosov ky
2026-10-19 08:52:08
5
Setter Passione :
Hallall Zoti vetem Bereqet Tdhont
2026-10-19 10:10:04
0
Mela :
Ky njeri është i pa zëvendësushëm ⭐️🇽🇰👑
2026-10-19 09:55:12
9
Ɛr§ēlâ🪷 :
Mu bo zemra mal per ate allah
2026-10-19 08:38:50
13
Lumiri :
Ky befte hajer e Zoti is shtofte miresite. Edhe djaloshi paste jete e fat
2026-10-19 11:51:13
2
R'A :
qeshtu tu i ndihmu njani tjeyrit kena mbet me shtete mbrapa. djali ka dal me kerku drejta dhe jete me te mir nga shteti e jo lemosh prej firmave me ba reklam. un jam kunder ndihmave, jam pro protestave te forcohet shteti.
2026-10-19 12:26:57
2
mikelsino921 :
RESPEKTE PER INCIATIVEN TUAJ
2026-10-19 08:36:47
9
albertlukajj :
Ky mbret o gjeth ju nimon njerzve se skan Brw i qoft😎
2026-10-19 08:53:16
4
userrrrr :
allahu ta shperbleft, rrespekte
2026-10-19 08:50:25
4
Aleandro killer :
golden eagle esht pija ime e preferuar
respect nga ana e zemres qe e ndihmuat kete djal Dhe qe e mbeshtesni ne kete periudh te veshtir ne jeten e tij
2026-10-19 08:55:46
4
Albanais 🇦🇱 :
Boje like ket comment ta vendosim kryeminister pronarin e Golden Eagle❤️🩹 per gjithe bamirsite qe ka bo e meriton 🦅
2026-10-19 10:09:34
2
Ermel :
E bekofte zoti golden eagle, ben fjithmone bamiresi me kane thene per kete
2026-10-19 09:08:24
2
Infinity_888_33 :
Big Respekt per kete Person. shum ka ndihmu Respekt dhe mirnjohje per ty 🫡🫡🫡. Bleni te gjith Golden Eagle
2026-10-19 11:49:00
2
machoman :
Ky Sa po ju ndihmon as qeveria spo ju ndihmon
2026-10-19 09:11:07
1
0 :
bravo i lumt
2026-10-19 08:12:40
1
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.