@versus.albania: Një tragjedi ndodhi paraditen e sotme në Bathore të Kamzës pranë repartit ushtarak në Zall Herr ku ushtaraku Ngushëllim Manzi vrau me pistoletë dy vëllezërit Nazmi (44 vjeç) dhe Selam Ismalaj (30 vjeç) dhe la të plagosur vëllain e tretë Shaban Islamaj (48 vjeç). Autori u arrestua nga policia, ndërsa deri më tani nuk ka dhënë asnjë dëshmi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. 40 vjeçari dhe viktimat ishin fqinj në Bathore. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se shkak për krimin e rëndë, të jetë bërë një konflikt për motive banale.