@publik.al: Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në zonën e Komunës së Parisit, ku një person është gjetur i ekzekutuar brenda një automjeti. Viktima është identifikuar si Ismet Habili. Nga këqyrja e paraprake e vendngjarjes rezulton se ai është qëlluar me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit. Si u zbulua ngjarja? Vrasja dyshohet të jetë kryer me armë me heshtues (silenciator), pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna arme gjatë momentit të krimit. Ngjarja është zbuluar pas një telefonate në polici nga një kalimtar, i cili ka njoftuar efektivët për praninë e një automjeti të dëmtuar të braktisur në rrugë. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë.