@dosja.al: Sindikata e Universiteteve ka vendosur të bojkotojë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike në vend, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor nga Kryesia e Sindikatës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga studentët dhe pedagogët, të cilët marshuan drejt Kryeministrisë dhe refuzuan ofertën për dialog të kryeministrit. Bojkoti nis këtë të mërkurë dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, pedagogët kanë bërë të ditur se do të mblidhen çdo ditë përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës. Në njoftimin e saj, Sindikata argumenton se vendimi vjen pas protestave të vazhdueshme të studentëve për arsim cilësor, shërbime shëndetësore dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie nga institucionet. Sipas Sindikatës, kërkesat e studentëve nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga autoritetet, ndërsa prej 13 tetorit protestuesit janë përballur edhe me dhunë policore, të cilën organizata e cilëson ekstreme. Pedagogët kërkojnë hetim për dhunën ndaj protestuesve. Përmes këtij vendimi, Sindikata kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve, hetimin e përdorimit të forcës nga policia dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve. #dosja #protesta

Dosja.al
Dosja.al
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 21 October 2026 07:14:35 GMT
1464
31
0
1

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @dosja.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About