@dosja.al: Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve dhe protestave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e raportimit të drejtë dhe të pavarur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kërkuar që qytetarëve që po protestojnë tu jepet hapësira e merituar për ta shprehur zërin e tyre. Capital T ka theksuar se gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik. Ai ka bërë thirrje për raportim pa censurë, duke nënvizuar rëndësinë e dokumentimit të padrejtësive, shkeljeve të të drejtave dhe keqpërdorimit të pushtetit. Në fund të postimit, reperi ka theksuar se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen, duke rikujtuar rolin e mediave në informimin e publikut dhe pasqyrimin e çështjeve me interes të përgjithshëm. Pas postimit të Capital T për mbështetjen e protestës, artisti është kërcënuar nga Policia e Tiranës. Në një AUDIO-PËRGJIMI, që Dosja.al ka siguruar, Oficeri Niko kurti, e telefonon Capital T, duke i bërë presion. Polici e pyet se ku ndodhet për momentin dhe i kërkon detaje se kur do ktheth në Tiranë. Gjatë bisedës, këngëtari i thotë që është në Amerikë dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të kthehet. Në një moment gjatë bisedës, Oficeri Niko kurti, nuk flet dhe i thotë që mos e mbyllë telefonin për momentin dhe pastaj e pyet dhe i thotë që nuk u prezantua se kush është. "Trim Ademi je?" i thotë Oficeri i Policisë. Në fund të telefonatës, Oficeri Niko Kurti i kërkon këngëtarit që, pas kthimit nga Amerika, të paraqitet në zyrën e tij për të biseduar personalisht. Ai thekson se bëhet fjalë për një bisedë që nuk mund të zhvillohet në distancë, përmes telefonit, por që kërkon një takim ballë për ballë. #dosjaal #dosja #fypシ #aktualitet #protesta #capitalt

Dosja.al
Dosja.al
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 21 October 2026 16:40:13 GMT
557486
17730
307
12408

Music

Download

Comments

belgium2226
belgium2226 :
Ta kuptoni kush esht Ed rama
2026-10-21 16:57:00
1719
dio_dio19
𝕯ɨ๏࿐ 🪬 :
Serjozisht ka ndodh kejo
2026-10-21 17:08:44
406
chloechlooo23
Chloe Chloe :
Diktatur quhet kjo
2026-10-21 17:02:04
1116
user.69_48
User.69 :
A e kuptoni o njers se me cfar shteti kemi te bejm me diktator
2026-10-21 17:03:13
2276
user98434396710leone
🦁 :
qa I duhet jeta private e tjetrit🤔
2026-10-21 17:21:41
329
a_lkimi
A_lkimi :
Pse merrer ne pyetje nje shtetas i Kosoves? Urgjentisht te reagoj shteti.
2026-10-21 17:25:49
269
zana.d.poete.425
@ZANA.D :
Me duket se dita dites do kthehet ne nje lufte qytetare, jemi ne diktature, dhe presjonet veç vazhdojn, shqiptare duhet te bashkohemi, s'ka qare.
2026-10-21 17:03:03
350
lslslsls700
R'A :
une se kuptova per qka e ka thirr!?
2026-10-21 21:11:31
0
albanianking968
AlbanianKing :
Diktature eshe kjo, nuk ndodhe as ne Kore te Veriut
2026-10-21 17:09:52
1101
yneayn
YNEA YNEA :
bo bo bo bo çfar behet keshtu more zot
2026-10-21 16:57:47
884
user1939t01l
user1939t01l :
jo diktature, por mafia
2026-10-21 17:33:03
125
memeal.10
🅵🆄🅽🅽🆈 :
diktatura nuk esht rrezuar na kan genjyer se jemi ne demokraci
2026-10-21 17:16:25
350
doci.ramazan
Ramazan Doçi :
Dmth polici oficer thot mos flasim ne telefon se na pergjojn
2026-10-21 17:02:32
80
carsvs_
Carsvs_ :
Qfar rrene
2026-10-21 21:03:21
0
limanberishaa
mani.berisha :
Un jam kosovar un vetem shtetin tim kom qef ta sho mir per tjer shtete sme intereson jam krenar qe jam kosovar
2026-10-21 17:50:35
6
aylis_ayli10
Aylis10 :
pse skeni men fr o njerz ...po shteti i mbyti kta vipa me passaporta diplomatike e shqiptare qe tlevizinnlirshem se me pass kosove nk ikin as ne hale , tesh ju bajn presion ktyne me heq postimet x protest
2026-10-21 19:54:49
0
lindi0224
Lindi :
Tmerr more
2026-10-21 21:00:17
0
naim.kasumaj
Naim Kasumaj :
pa qfar shteti o vlla
2026-10-21 16:48:12
389
alfredo.pr2
Alfredo Pr :
cfare do bejne kto policet kur te nderrohet pushteti pyes per nje shok
2026-10-21 17:11:28
56
florentkristo
Flori :
E vertet eshte kjo
2026-10-21 16:47:28
197
faithframesff
Ff :
Pra kuptohet: 1: shtet diktatorial. 2: i vetmi artist qe ka mbeshtet protesten siq duhet.
2026-10-21 17:44:27
16
aquatino14
Valentino :
Imagjino protestuesit ne spitale dhe komisariat
2026-10-21 18:10:29
22
user1930_user_user
Meli_Meli🇨🇭🇦🇱 :
Se kuptova kercenimin, polici do ta pyese dhe po e sqaron! Ishte dialog normal
2026-10-21 17:45:42
7
marioberlusconi0
Arsim Prishtina :
Polici i shtetit thot mos te folim ntel hahahaha
2026-10-21 18:34:21
58
egla.zyba
Egla :
Ore e degjuat biseden? Polici eshte prezantuar tamam dhe as qe e ka zen ne goje protesten 😂 titull i gabuar
2026-10-21 17:26:26
5
To see more videos from user @dosja.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About