@newyoumedia: The latest beauty obsession? Eating your skincare. From antioxidant-packed berries to healthy fats and skin-supporting nutrients, the foods on your plate might be doing more for your complexion than you think. We're breaking down the beauty benefits behind these everyday ingredients and why the grocery aisle deserves a little more attention. So, is eating your skincare the next big beauty trend? We're listening. 👀 #EatYourSkincare #BeautyTrends #SkinHealth #GlowingSkin

NEW YOU
NEW YOU
Open In TikTok:
Region: US
Wednesday 21 October 2026 19:00:34 GMT
440
18
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @newyoumedia, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka reaguar për protestat e tetë ditëve të fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe hapjen e rrugës për dialog. Në një mesazh publik, Sula shprehet se e drejta për të protestuar është themelore në një demokraci, ndërsa thekson se pakënaqësitë e qytetarëve dhe kërkesat e studentëve e nxënësve duhet të merren seriozisht nga institucionet. Sula deklaron se i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit, si qytetar, prind dhe nëpunës i shtetit. Ai nënvizon se, pas 20 vitesh angazhim aktiv në politikë, e vlerëson reagimin qytetar ndaj padrejtësive dhe e konsideron protestën paqësore një instrument thelbësor të demokracisë. “Një padrejtësi nuk mund të ndëshkohet me një padrejtësi edhe më të madhe”, shprehet Sula, duke u bërë thirrje protestuesve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre. Kryeinspektori i Përgjithshëm thekson se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private rrezikojnë të largojnë vëmendjen nga shqetësimet reale të protestuesve. Sipas tij, argumentet dhe kërkesat e qytetarëve kanë më shumë peshë sesa aktet e dhunshme. Në reagimin e tij, Sula ndalet edhe te angazhimi i mëparshëm politik, duke kujtuar se katër vite më parë ka protestuar në Parlament kundër qeverisë aktuale dhe ka ngritur shqetësime për problematikat e qeverisjes. Ai pranon se qëndrimi i tij i sotëm mund të sjellë kritika, për shkak të detyrës që mban aktualisht në administratën shtetërore. Sula bën me dije se prej shtatë muajsh drejton Inspektoratin e Përgjithshëm dhe se e ka pranuar këtë detyrë me bindjen se kontributi për shtetin dhe qytetarët duhet të jetë përtej ndasive politike. Ai pretendon se gjatë kësaj periudhe ka pasur hapësirë të veprojë në përputhje me ligjin dhe të përcjellë shqetësimet e qytetarëve pranë institucioneve përkatëse. Duke iu rikthyer protestave, ai thekson se studentët, nxënësit dhe të rinjtë mund të kenë arsye të drejta për pakënaqësitë e tyre dhe se zëri i tyre duhet dëgjuar. Megjithatë, sipas tij, shkatërrimi dhe dhuna nuk mund të jenë mënyra për të kërkuar zgjidhjen e problemeve. “Dhuna nuk e forcon një kauzë të drejtë; përkundrazi, rrezikon ta zbehë atë”, shprehet Sula. Në përfundim, kryeinspektori u bën thirrje institucioneve të reflektojnë, ndërsa protestuesve u kërkon të shprehin paqësisht pakënaqësitë e tyre. Ai nënvizon se Shqipëria ka nevojë për më shumë përgjegjësi, dëgjim të qytetarëve dhe dialog, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej.

About