@erald.buneci: 👉 Si të mbroni të dhënat dhe fotot tuaja të rëndësishme? Për të ruajtur fotot, videot dhe dokumentet tuaja të rëndësishme, krijoni gjithmonë kopje rezervë (backup). SSD-të janë më të shpejta, ndërsa HDD-të zakonisht janë më ekonomike për ruajtjen afatgjatë të sasive të mëdha të të dhënave. Këshilla ime është të mbani dy kopje të të dhënave tuaja të rëndësishme në dy disqe të jashtëm të ndryshëm. Nëse njëri prishet, do të keni ende kopjen tjetër. Për mbrojtje edhe më të mirë, mbajeni njërën kopje rezervë në një vend tjetër. #BuneciCenterMontreal #Astrofizike #eraldBuneci #Ruajtjaetedhenave