@euronews.al: Rama nxjerr shifrën e policëve të plagosur dhe i krahason me vendet e tjera ku ka protesta Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 jave në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Rama sulmon mediat që sipas tij nuk kanë pasqyruar në mënyrë transparente numrin e policëve të plagosur gjatë përplasjes me protestuesit. Postimi i plotë i Ramës Ja PASQYRA E TURPIT të ekraneve televizive, ku “studentët” u bënë viktimat e një dhune shtazarake dhe Policia e Shtetit u bë monstra mizore që masakronte orë e minutë të reja e të rinj të pafajshëm. Shikojeni raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në vendet e tjera demokratike, ku flama e terrorit të ANTIFA-s po djeg e shkatërron në qytetet e Europës: Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë. Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur. Sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik. Por realiteti i Tiranës është zëvendësuar me një realitet tjetër në ekranet e kësaj flame dhune e terrori psikologjik antishtet. Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit. Këta të ekraneve, ku pjesa më e madhe jeton me korrupsion, me paga marramendëse, renta javore, reklama instagrami e deri edhe podkaste të ushqyera me para nën dorë, një armatë grabitësish të pensionistëve që deklarojnë pak e fitojnë qamet duke përzier ditë e natë një çorbë të shpifur urrejtjeje, vulgariteti e banaliteti, ndërkohë që gazetarë e kameramanë terreni trajtohen si skllevër për bukën e gojës, janë edhe më fajtorë për ditët e terrorit mbi popullin e Shqipërisë, se sa ata që hedhin qorrazi gurët e dhunës. * I vura studentët në thonjëza në krye të fjalëve, sepse shumë shpejt do t’i shikoni me fytyrë e me fakte, plot prej heronjve të maskuar që terrorizuan popullin shqiptar me fantazmën e vitit ‘97 dhe që s’kanë asnjë lidhje me Universitetin e me jetën studentore. STUDENTËT E VËRTETË JANË ATA QË DUAN TA SFIDOJNË POLITIKËN DHE QEVERINË PA NGRITUR DORËN KUNDËR KUNDËR PRONËS PUBLIKE E PRIVATE, PO DUKE TREGUAR ME GISHT PLAGËT QË KËRKOJNË SHËRIM ME DIALOG DHE ANGAZHIM TË PËRBASHKËT#fyp #viralvideo #euronewsalbania

euronews_al
euronews_al
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 22 October 2026 09:37:49 GMT
167791
1786
82
125

Music

Download

Comments

fabi.0six
ᴢᴇʀᴏsɪx ғᴀʙɪ :
kush i ka bo llogarit zegjineja?
2026-10-22 09:42:09
795
cloddy_3
Cloddy_3 :
Source: trust me bro
2026-10-22 17:52:16
0
thenie.reale1vip
Thenie.reale1 :
RAMA TE JAPI URDHER SE JEMI GATI TA MBROJME VENDIN NGA ÇDO ARMIK JEMI 866000 VOTUES
2026-10-22 09:46:26
14
edipg31
edion :
Rama duhet te theksoje se shqiptaret protestojne per te larguar kriminelet nga qeverria dhe nuk protestojne per paga me te mira si ne vemdet e tjera
2026-10-22 16:17:01
0
askushi080
askushi80 :
Hahahahaa 93 protestues thot. A e Dini sa protestues kan shku te Plagosur neper shpia se skan desh me u deklaru
2026-10-22 12:32:36
56
bino.404
Bino :
shqipria 200 polic ka
2026-10-22 17:10:33
0
mirlinda.z
Mirlinda :
Ndoshta se Policet nuk jan te trajnuar sa duhet🤭
2026-10-22 11:16:39
31
user56339190673966
aldo :
ate qe di te bej me mire. mashtrim
2026-10-22 10:08:14
52
sotir.kaca
Sotir Kaca :
Do të thotë se jan militant sjan profesionalistë.
2026-10-22 12:05:53
0
doniet_
Doniet :
te nxieri edhe nga keto vende kush ka vjedhur me shume me tenderat per veshje dhe masa mbrojtese per policat
2026-10-22 16:27:38
0
arjanukperaj
Arjan Ukperaj :
93 jan ndit te plagosur paska bo gabim llogarit
2026-10-22 10:29:55
7
padyshim_
+56🇨🇱⚜️ :
franca 70milion e shqipria 2milion
2026-10-22 11:19:21
4
spahiu111
deni :
Po pse nuk i nxjerr shifrat se sa e ka rrogen nje qytetar shqiptar dhe sa jan cmimet ?!
2026-10-22 16:07:19
1
999777abc
abc123 :
ne cdo aspekt jemi me mire se perendimi, se kuptoj pse duhet te hym ne BE apo te behemi me keq
2026-10-22 12:51:51
4
turipikcom
user3124070277669 :
Ky euronews o faqja partis rames
2026-10-22 12:43:00
4
porl.jdnnd
ufsuecrknyaomue :
2026-10-22 17:31:11
2
peregrinewanderer
Peregrine :
93 qe u arrestuan ?
2026-10-22 10:46:13
4
axh905
axh905 :
Hahahaha nderkoh ne sjemi as 2 milion banor . Ka ardh fundi ktyre pd ps
2026-10-22 11:18:45
2
meri__123_
""""🦋"""" :
Po protestus sa Jan plagos fol kush sa fiks askush se thot te vert
2026-10-22 11:10:42
0
user9559182035116
Shaqir Tafaruci :
PERSE NUK BEN NJE REFERENDUM TE KONTROLLUARA NGA TE GJITHA PARTITE?
2026-10-22 10:21:38
2
theeaglecodee
ShqipContent :
Jena ma t eger ne
2026-10-22 10:10:09
1
shpresa.kulla
Shpresa Kulla :
Po shifrst e srudenteve i ke nxjrerr apo nuk te interesojn
2026-10-22 10:54:11
1
arberm24
arber :
Tpakten jemi nvend tdyt per i gjo
2026-10-22 10:10:21
1
aurelazaimi3
Aurelia Zaimi :
Ky Ben si Netanyahu
2026-10-22 13:05:12
0
antonndoci
Anton ndoci :
Nuk ka kush tjeter me i nxjerr veq rama ka ngel
2026-10-22 12:33:05
0
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About