@lajmngadrenasi: Nga “Mulla rrenci” te takimi në zyrë – Florent Zeqiraj: “Puro për interesa personale!” Gazetari Florent Zeqiraj ka reaguar pas takimit të djeshëm mes Ramiz Lladrovcit dhe deputetit Osman Musliu, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e ashpra të vitit 2021 mes tyre. Zeqiraj ka publikuar fotografinë e takimit të djeshëm, krahas një postimi të Lladrovcit të datës 21 korrik 2021, në të cilin ai i drejtohej Musliut me shprehjen “Mulla rrenci”. Në reagimin e tij, gazetari ka kritikuar klasën politike në Kosovë, duke shkruar se politikanët mashtrues, servilë, interesxhinj e përçarës kanë bërë që ai të humbasë respektin për ta. “Populli duhet të çlirohet nga kjo klasë politike, e cila i ka sjellë dëme të mëdha shtetit të Kosovës”, ka shkruar Zeqiraj, duke e përmbyllur reagimin me fjalët: “Puro për interesa personale”. Takimi i djeshëm rikthen në vëmendje kontrastin mes deklaratave të ashpra të vitit 2021 dhe takimit të sotëm mes dy figurave publike. Nga “Mulla rrenci” dikur te takimi në zyrë dje – a thua, çfarë ka ndryshuar ndër vite? #lajmngadrenasi Lajm Nga Drenasi #RamizLladrovci #MullaOsmani #Drenas

Lajm nga Drenasi
Lajm nga Drenasi
Open In TikTok:
Region: XK
Thursday 22 October 2026 18:13:56 GMT
8115
24
0
14

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @lajmngadrenasi, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About