@joq: Dy vëllezër nga Peshkopia, me mbiemrin Bardhi, kanë përfunduar në arrest shtëpie, në një rast që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si Policia e Shtetit po trajton qytetarët që shprehin mbështetje për protestat. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, dy vëllezërit nuk kanë qenë pjesë e protestës, por kanë shpërndarë materiale në rrjetet sociale në mbështetje të saj. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar autoritetet t'i ndalojnë, ndërsa tashmë ata ndodhen në arrest shtëpie. Denoncuesi pretendon se dy vëllezërit janë marrë forcërisht nga policia në momentin kur po niseshin drejt emigracionit. Njëri jeton në Angli dhe tjetri në Greqi, ndërsa ndalimi i tyre u ka ndërprerë udhëtimin drejt vendeve ku jetojnë. Dhe këtu lind pyetja që Policia e Shtetit duhet t'i japë përgjigje: Çfarë kanë bërë konkretisht këta dy vëllezër? Nëse kanë kryer një vepër penale, autoritetet duhet të paraqesin faktet dhe provat. Por nëse bëhet fjalë vetëm për shpërndarje postimesh në mbështetje të protestës, atëherë kemi të bëjmë me një çështje që prek drejtpërdrejt lirinë e shprehjes. Policia nuk mund ta trajtojë çdo qytetar që mbështet një protestë si kundërshtar që duhet vënë nën presion. Aq më pak mund të krijohet përshtypja se mjafton një postim në rrjetet sociale për të përfunduar përballë forcave të rendit. Protestuesit në rrugë, qytetarët që i mbështesin nga shtëpia, apo ata që thjesht shpërndajnë një video, nuk mund të trajtohen si fajtorë pa prova për një shkelje konkrete të ligjit. Policia e Shtetit duhet të sqarojë arsyet e ndalimit dhe bazën ligjore të masës së sigurisë ndaj dy vëllezërve Bardhi. Sepse në një shtet që pretendon se garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve, uniforma nuk mund të kthehet në simbol frike për këdo që shpreh një mendim të pakëndshëm për pushtetin.
JOQ Albania
Region: AL
Friday 23 October 2026 16:44:02 GMT
Music
Download
Comments
thisisshow :
policia e krimit
2026-10-23 18:12:53
0
Reli bardhi 🇦🇱 :
Kd jan nuk u han fare 👑❤️
2026-10-23 18:55:47
4
user8691542907304adf :
ec shteti ësht shtet ska rrumpall cdo gjë ligji
2026-10-23 18:04:31
1
Marinela Thomai :
Policia e leshit është
2026-10-23 17:48:25
7
bakja :
shtet komunist
2026-10-23 18:14:40
3
gertiirvi :
shtet hajdutesh
2026-10-23 18:32:22
1
Qazim Muja839 :
vendimet i jep gjykata dhe jo policia
2026-10-23 19:41:22
1
Era era :
@ola:bravo ju qoft per nje shqiperi te bukur dhe te sigurt te gjith se bashku ja dalim ndryshe nuk behet me mir zoti ju ruait qe nuk i lini sdudentat vetem 🤲🤲🤲🤲
2026-10-23 19:18:58
2
Gert :
polici mafioze edi rama je mafioz
2026-10-23 20:57:38
1
user600021311452668899114 :
mos u frigaconi se nuk Kan Ca mu ba rama burg
2026-10-23 18:57:19
1
user1999 :
kërkojnë t'u fusin frikën njerëzve ,policia e krimit
2026-10-23 18:28:27
0
sefe.ss🇦🇱 🇨🇵 :
policat nuk e kuptojn që shqipëria po shitet kaq budallenj jan
2026-10-23 16:51:26
9
Sadin Pernezha :
neni55 I kohes se enverit agjitacion e propogand!@??
2026-10-23 19:08:14
0
ExoWi :
Kshu funskiono propaganda!! Jep lajem fake nje dit para proteste me tremb pleqt se rinis spo i ha me k!!!
2026-10-23 18:47:23
0
Antonio Conte :
Nga frika e hordhive duhet te arrestojn kedo qe ngre zerin👎👎👎
2026-10-23 18:00:51
0
Mario Dobrova :
cohuni shqiptar
2026-10-23 20:58:56
0
user825953717392 :
😡😡😡
2026-10-23 17:08:19
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.