@vvazhdojme: 🇽🇰🪖 515 ushtarë të rinj iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës! Në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë u betua gjenerata më e madhe e ushtarëve të rinj deri më sot, në praninë e Kryeministrit #AlbinKurti dhe përfaqësuesve të lartë shtetërorë. 🎖️ Gjatë fjalimit të tij, Kurti nderoi sakrificën e dëshmorëve dhe luftën çlirimtare të UÇK-së, duke theksuar përgjegjësinë e brezave të rinj për ruajtjen e lirisë, sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës. 🛡️ Kryeministri bëri të ditur se buxheti i mbrojtjes është trefishuar, janë blerë armatime në vlerë mbi 430 milionë euro dhe synohen investime mbi 1 miliard euro gjatë mandatit aktual. Ai ritheksoi synimin që ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s. 🇽🇰 Duke uruar 515 ushtarët e rinj, Kurti rikujtoi amanetin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe përfundoi me mesazhin: "Ne nuk e ndërtojmë ushtrinë kundër askujt. E ndërtojmë për Kosovën. Për paqen. Për sigurinë. Për lirinë." #kosova #FSK #KSF #AdemJashari