@infopress.albania7: Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj paketës së re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon masa kundër dhunës gjatë protestave dhe dëmtimit të pronës. Në reagimin e tij, Bardhi e ka cilësuar nismën si një përpjekje për të kufizuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke akuzuar kryeministrin se po përdor kërcënimet për t’iu përgjigjur revoltës së studentëve dhe të rinjve. “Edi Rama shpalli diktaturën”, deklaroi Bardhi, duke iu referuar masave të paralajmëruara nga kreu i qeverisë. Sipas tij, Rama po merr përsipër përgjegjësinë politike për dhunën policore ndaj protestuesve, ndërsa po paralajmëron masa që, në vlerësimin e opozitës, rrezikojnë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Bardhi i ka cilësuar ndryshimet e propozuara si antikushtetuese dhe ka deklaruar se ato nuk do të mund të ndalin protestat dhe kërkesat e qytetarëve për ndryshim. “Asgjë nga ato që tha nuk ka për t’u realizuar. Çdo germë e paketës ‘Kundër Studentëve’ është antikushtetuese”, u shpreh ai. Në përfundim të reagimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së deklaroi se, sipas tij, Rama po përballet me një sfidë të fortë politike dhe se asnjë kërcënim nuk do të ndalë kërkesat për mirëqeverisje, liri, drejtësi dhe demokraci. Deklaratat e Bardhit vijnë pas njoftimit të kryeministrit për një paketë me gjashtë instrumente ligjore, që përfshin ndryshime në ligjin për tubimet, Kodin Penal dhe krijimin e një regjistri elektronik për personat që kryejnë akte dhune urbane.
InfoPress Albania
Region: AL
Sunday 25 October 2026 11:42:29 GMT
Music
Download
Comments
Nila :
po bardhi po je mesuar me polici paralele ti e ke treguar ne elbasan ka ik ajo kohe.
2026-10-25 11:57:05
0
lali.al.8 :
😂😂😂
2026-10-25 11:57:20
0
To see more videos from user @infopress.albania7, please go to the Tikwm
homepage.