@piranjatnews: Koalicioni Shqiptar mund të sigurojë dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas përllogaritjeve paraprake të votave në Luginën e Preshevës. Shaip Kamberi dhe Visar Memeti pritet të përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin serb, por ndarja përfundimtare e mandateve varet nga numërimi i plotë i votave. Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të sigurojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë. Sipas një përllogaritjeje mandatet pritet t’i fitojnë Shaip Kamberi dhe Visar Memeti. Sipas këtij vlerësimi, Koalicioni Shqiptar ka marrë mbi 90% të votave në vendvotimet me shumicë shqiptare, duke siguruar rreth 25 mijë vota në Bujanoc dhe Preshevë. Listës shqiptare mund t’i shtohen edhe rreth 3 mijë vota nga Medvegja, Sanxhaku dhe pjesë të tjera të Serbisë. Megjithatë, ndarja përfundimtare e mandateve mbetet e varur nga numërimi i plotë i votave të të gjitha listave dhe zbatimi i sistemit proporcional të D’Hondt-it. #piranjat #piranjatnews