@piranjatnews: Një grup intelektualësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje studentëve të mos e ndalin aksionin e tyre, dhe të ngrenë zërin kundër qeverisë, në shenjë solidariteti me ta. Në një deklaratë për mediet nga Ministria e Arsimit, ata shprehen se studentët nuk do të jenë vetëm përballë reprezaljes dhe dhunës policore, duke shtuar se ka një kallëzim në SPAK tashmë ndaj strukturës komanduese për dhunë të organizuar ndaj studentëve. Ata komentuan edhe nismën e kryeministrit Edi Rama për paketën me masat ligjore për protestat, duke paralajmëruar kundërshtimin e saj në rrugë ligjore.