@fc.vitia.futsal: FITORE! FC VITIA FUTSAL 5–2 VËLLAZNIMI! Një fitore e rëndësishme, një paraqitje me karakter dhe tri pikë të vlefshme për objektivat tona këtë sezon! Por, sonte, një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë, të cilët ishin të pranishëm në palestër dhe na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Prania, zëri dhe përkrahja juaj krijuan atmosferë të veçantë dhe ishin pjesë e rëndësishme e kësaj mbrëmjeje. Kjo fitore është edhe e juaja! ❤️ Faleminderit secilit prej jush që gjeti kohë të jetë pranë ekipit. Mbështetja juaj na jep motivim dhe forcë për të vazhduar përpara, ndeshje pas ndeshjeje. Falënderim edhe për delegatin Sevdaim Islami dhe gjyqtarët Besar Beqiri, Besart Ismajli dhe Dijon Dervisholli për angazhimin e tyre korrekt në këtë ndeshje.