MakfireShala :
Oh, zotëri, Kosova nuk i ka fajet, sepse këto vrasje po ndodhin gjithandej nëpër botë!
Por vajzat duhet t’i hapin sytë mirë! Nuk është me rëndësi vetëm të gjesh një burrë, por të dish kë po zgjedh për bashkëshort dhe çfarë babai do të jetë ai për fëmijët e tu.
Nga ana tjetër, kur një familje e sheh se vajza e tyre po ndahet një herë, dy herë, tri herë, dhe ti si baba nuk gjen kohë të ulesh e ta dëgjosh vajzën tënde, atëherë çfarë babai je?
Ne si prindër kemi përgjegjësi t’u qëndrojmë pranë vajzave tona, t’i mbështesim dhe t’i mbrojmë, e jo të lejojmë që dikush të luajë me jetën dhe dinjitetin e tyre!
Shumë gjëra në jetë mund të falen e të kalohen, por dhuna fizike dhe psikologjike nuk duhet të anashkalohen kurrë! Sepse pasojat e tyre, herët a vonë, mund të jenë tragjike.
Mos prisni që një vajzë të bëhet viktimë për t’ia dëgjuar zërin! Ndihmojeni sa është gjallë, jo kur të jetë tepër vonë!
Dhe mos harroni: fajin për dhunën dhe vrasjen e ka ai që e kryen, jo gruaja që bëhet viktimë!
2026-10-27 11:10:49