@ganegeta: 67 gra… 67 jetë të shuara, 67 familje të shkatërruara! 😭🥀 O Kosovë, sa nëna duhet të vriten, sa fëmijë duhet të mbesin jetimë, sa vajza duhet të rriten pa përqafimin e nënës së tyre? Nga viti 2010, vit pas viti, gratë po humbin jetën nga duart e njerëzve që duhej t’i donin e t’i mbronin. Mendojeni dhimbjen e një fëmije që e thërret nënën dhe ajo nuk përgjigjet më kurrë… Mendojeni një nënë që nuk do t’i shohë më fëmijët e saj të rriten. 💔 Deri kur do të qajmë gra të vrara? Deri kur do të mbesin fëmijët jetimë? Një grua nuk është pronë e askujt! Jeta e saj ka vlerë! O Zot, ruaji gratë tona dhe mos lejo që lotët e fëmijëve të pafajshëm të mos kenë fund. 🥀🇽🇰
ganegeta
Region: DE
Tuesday 27 October 2026 15:30:28 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @ganegeta, please go to the Tikwm
homepage.