@albaniatodaynews: Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në betejën për kallëzimin e “Nesti Angonit”. Kolegji Penal zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt. Kryebashkiaku kërkon shfuqizimin e vendimit datë 08.05.2026, për mosfillimin e procedimit penal. Ai kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit u nis procedimi ndaj tij. Sipas verifikimeve zyrtare të përmendura në kallëzim, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile. Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet.

Albania Today
Albania Today
Open In TikTok:
Region: AL
Tuesday 27 October 2026 18:39:46 GMT
8661
20
0
1

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @albaniatodaynews, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About