@dosja.al: Exit-poll-et e para të zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë një garë të ngushtë mes kryeministrit në detyrë, Benjamin Netanyahu, dhe rivalit të tij, Gadi Eisenkot. Sipas rezultateve paraprake, partia e Netanyahut pritet të sigurojë 50 mandate në parlament, ndërsa kampi i Eisenkotit renditet me 52 mandate. Ndërkohë, 18 vende parashikohet të shkojnë për partitë izraelito-palestineze. Meqë për të siguruar shumicën parlamentare nevojiten 61 mandate, shifrat paraprake nuk i japin asnjërit prej dy blloqeve politike numrat e mjaftueshëm për të formuar i vetëm qeverinë. Kjo e bën të rëndësishëm rolin e partive të tjera në negociatat e mundshme për krijimin e shumicës së re qeverisëse. Procesi zgjedhor është shoqëruar edhe me pjesëmarrje të lartë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 20:00 sipas orës lokale, pjesëmarrja kishte arritur në 74.3%, duke tejkaluar pjesëmarrjen e përgjithshme prej 70.6% të regjistruar në zgjedhjet e vitit 2022. Lexo më shumë: Dosja.al #dosjaal #dosja #netanyahu #viralfeed #bota

Dosja.al
Dosja.al
Open In TikTok:
Region: AL
Tuesday 27 October 2026 20:28:29 GMT
6764
81
0
3

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @dosja.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About