@versus.albania: Prindërit e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula kanë reaguar pas vendimit të gjykatës në Itali, e cila dënoi me burgim të përjetshëm ish-të dashurin e vajzës së tyre, Mark Samson, për vrasjen e saj. Flamur dhe Gëzime Sula shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e vajzës, duke theksuar se vendimi i drejtësisë nuk mund ta zhbëjë tragjedinë që ka prekur familjen. “Drejtësia u vu në vend, por asnjë vendim gjykate nuk do të na e kthejë vajzën tonë”, deklaruan prindërit për mediat pas shpalljes së vendimit.