@televizioninews: Apel humanitar për Shaban Idrizin nga #Kumanova Shabani Idrizi nga #Kumanova po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe ka nevojë për mbështetje për sigurimin e një vendi të përshtatshëm për banim. Shoqata për bamirësi "Shpresa e Re" , në bashkëpunim me Televizioni News , ka ndërmarrë një iniciativë humanitare për ta ndihmuar Shabanin dhe u bën thirrje qytetarëve, donatorëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre. Çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe mund të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të tij të jetesës. 🤲 Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë dhe i ndihmojnë njerëzit në nevojë. Së bashku, me solidaritet dhe mirëkuptim, mund ta ndihmojmë Shabanin të ketë një strehë të sigurt. #ShpresaERe #TelevizioniNews #ApelHumanitar