@keepdawn0:

user24251224939
user24251224939
Open In TikTok:
Region: AE
Thursday 29 October 2026 05:17:50 GMT
133
40
0
3

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @keepdawn0, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Erion Veliaj ka reaguar ashpër pas përgjigjes së Drejtorisë së Burgjeve për transferimin e tij në burgun e Fierit, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e klasifikimit të motivit të vendimit si “sekret shtetëror”. Në deklaratën e tij, Veliaj ironizon faktin se autoriteteve iu deshën 31 orë për të njoftuar se vendimi konsiderohet sekret. Sipas tij, përtej mosvënies në dispozicion të aktit të transferimit, ky qëndrim rrezikon t’i mohojë mundësinë për ta njohur dhe kundërshtuar vendimin përmes rrugëve ligjore. Veliaj e cilëson situatën si një kalim nga ajo që e quan arbitraritet në vendimmarrje drejt fshehjes së saj pas argumentit të sekretit shtetëror. Duke iu referuar rregullave për klasifikimin e informacionit, ai kërkon nga Drejtoria e Burgjeve të paraqesë autorizimin që e legjitimon si autoritet klasifikues, duke argumentuar se një kompetencë e tillë duhet të mbështetet në autorizimin përkatës nga autoritetet përgjegjëse. “Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, kërkon Veliaj. Deklarata e plotë e Erion Veliajt: “U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.”

About