@dosja.al: Debatet për bojkotin e avokatëve kanë sjellë sërish tensione në Gjykatën e Posaçme, gjatë seancës ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Edhe pse avokatët ishin të pranishëm në sallë, ata refuzuan të merrnin përsipër mbrojtjen, duke argumentuar se nuk ishin njohur zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit për rikthimin e shërbimit të avokatisë. Gjyqtari Arben Kraja këmbënguli se vendimi duhej zbatuar dhe kërkoi shtyrjen e seancës dhe caktimin e avokatëve. Por, ish-presidenti Ilir Meta kundërshtoi ashpër qëndrimin e prokurorisë dhe të gjykatës, Në lidhje me këtë, ai deklaroi se avokatët nuk mund të penalizohen për shkak të vendimeve të Dhomës së Avokatisë. Meta tha se gjykimi mund të vijojë edhe pa përfaqësimin aktiv të avokatëve, pasi ata ndodheshin në sallë dhe po mbanin shënime. Gjatë pritjes së vendimit të gjykatës, ish-presidenti nuk la pa komentuar as kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke bërë një deklaratë ironike nga kafazi i sallës së gjyqit. Ndërkohë, gjykata u tërhoq në Dhomë Këshillimi për të marrë vendimin mbi vijimin e seancës, ndërsa përplasjet rreth bojkotit të avokatëve vijojnë të mbajnë të tensionuar procesin gjyqësor. Lexo më shumë: Dosja.al #dosjaal #dosja #fyp#viralfeed

Dosja.al
Dosja.al
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 29 October 2026 13:10:03 GMT
5890
60
0
1

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @dosja.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About