@redaksiaal: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas debateve dhe pikëpyetjeve të ngritura për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit drejt IEVP Fier. Në njoftimin zyrtar, Burgjet konfirmojnë se urdhri i transferimit ekziston, por sqarojnë se ai nuk mund t’i vihet lirisht në dispozicion të paraburgosurit apo palëve të tjera, pasi është klasifikuar “sekret shtetëror”. “Ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara ‘sekret shtetëror’”, thuhet në reagim. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, transferimi është kryer në kuadër të masave të fundit për sigurinë dhe mbarëvajtjen e institucioneve penitenciare, ndërsa për procedurën është njoftuar edhe organi i prokurorisë. Institucioni thotë se Veliaj është vendosur fillimisht në sektorin e observimit dhe më 29 tetor strukturat e IEVP Fier kanë zhvilluar një takim me të, ku janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet gjatë qëndrimit në institucion. Reagimi vjen pasi Veliaj deklaroi se atij dhe avokatit të tij nuk iu ishte vënë në dispozicion urdhri mbi bazën e të cilit u krye transferimi, duke e cilësuar procedurën si të paqartë dhe të detyruar.

Redaksia.al
Redaksia.al
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 29 October 2026 14:59:28 GMT
4481
18
3
1

Music

Download

Comments

marifociro391
Marooo :
eahte hajdut . na vodhi shtepite mbrapa pazarit te ri...na hodhi ne rruge...e bashke me 5 D Redi Mollen...po vjelin te ardhurat...pa fund
2026-10-29 18:09:42
0
astemi66
Babagjyshi :
Esht tsas i rrezikuar nga bandat e rams
2026-10-29 15:03:50
0
ferrovial22
D10S :
Esht sekret se e qojn tek safet gjici dhe sduam ta marim vesh se mbase del video e re safet gjici season 2
2026-10-30 06:45:49
0
To see more videos from user @redaksiaal, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About