@joq: Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit paska ndezur një valë të jashtëzakonshme emocionesh në politikën shqiptare. Këtë herë, në rolin e avokatit të shqetësuar u shfaq Halit Valteri, i cili kërkoi që çështja të diskutohet edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Me një solemnitet që do t’i shkonte më shumë një ceremonie përkujtimore sesa një mbledhjeje të këshillit, Valteri shprehu shqetësimin për transferimin e papritur të Veliajt, kushtet e paraburgimit dhe madje edhe gjendjen e tij shëndetësore. Kërkoi verifikime, ndërhyrje institucionale, respektim të të drejtave dhe vlerësim të nevojave shëndetësore. Sipas tij, Veliaj paska edhe këmbën në allçi. Një detaj që, me sa duket, e bën dramën edhe më të plotë. Tani, që të mos keqkuptohemi: të drejtat e një të paraburgosuri duhen respektuar, pavarësisht se kush është dhe çfarë akuzash përballet. Por ajo që të bën përshtypje është se si, sa herë një figurë e rëndësishme politike gjendet në vështirësi, papritur shfaqen kaq shumë zëra të shqetësuar, deklarata solemne dhe thirrje për ndërhyrje. Madje, çështja po kërkon hapësirë edhe në Këshillin Bashkiak, aty ku qytetarët presin të dëgjojnë zgjidhje për problemet e Tiranës. Me këtë ritëm, herën tjetër në rendin e ditës mund të përfshihet edhe menuja e drekës në burg, që të mos mbetet asnjë shqetësim pa u trajtuar. Drama është në maksimum, fjalët janë të mëdha dhe skenari po bëhet gjithnjë e më interesant. Mungojnë vetëm muzika prekëse në sfond dhe titrat: “Një kryebashkiak larg shtëpisë, një këshilltar me zemër të thyer dhe një qytet që pret të mbarojë episodi”. Të paktën, për këtë serial politik nuk ka nevojë të paguash abonim. E ke falas, çdo ditë, me paratë e taksapaguesve.

JOQ Albania
JOQ Albania
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 29 October 2026 18:18:15 GMT
90956
1491
180
92

Music

Download

Comments

romeohlpbnl
Romeo :
un jam dakort tè varet pasi ja kan mar gjith pasurin qè ka vjedh
2026-10-29 18:47:23
127
fiqirijakimi
Fiqiri Jakimi :
po dhe keni vjedhur !
2026-10-29 18:23:47
64
merita12578
Merita :
Rama kish frikën se Erjon Velia do e sfidonte atë dhe e shkatërron Erjonin aq shumë sa ai mos ta rimarrë më kurr veten Zoti e shëroft Velian me Paqe dhe autoritet amin
2026-10-30 08:30:22
1
massimobianchino
max :
gruaja i shkoj takim ne fier me breke 500 euro, nena i shkoj me makine 70mije euro. tani pritet te shkoje daja me jaht dhe xhaxhai me avion.
2026-10-30 08:51:26
1
eduartgjonaj5
eduartgjonaj5 :
Pse nuk shqetsohemi ju per rinin qe po kalbet pas hekurave por u merzitet per velian per nje vit
2026-10-29 20:17:44
2
bledi7170
Bledi :
po pse car duhet te behet ta cojne ne dubai kit hajdut
2026-10-30 00:23:04
0
keke.keke052
Keke Keke :
o Valtero hajde te Tajvani se me mungon kur loznin BJ bashkë po lënë Lali Erin
2026-10-30 06:17:33
0
il.re.della.forest
foresta :
pse sja qan hallin e atyre qe ja prishi shtepite
2026-10-29 18:35:57
79
xhilda13
xhilda1 :
Me shum se Rama ska vjedh ka dicka ktu qe Ramcko po e trajton keshtu
2026-10-30 02:20:03
0
meli78842
meli78 :
ishalla ka vende te lira per te tjeret
2026-10-29 18:42:35
60
a2.toma
atoma :
I shalla gjith kta hajna
2026-10-29 18:46:40
26
barjamnasufi2
barjamnasufi2 :
po pse vetëm veliaj është në paraburgim po këta me qindra të tjerë pse nuk e ngrini zërin sa keq që u vjen prandaj nuk bëhet ky vënd se nuk jemi të barabat para ligjit
2026-10-29 19:03:38
13
nameeemas0u
user :
kushte te renda ne fier .dmth dhe cunat e tjer po rrin ne kushte te renda .
2026-10-29 19:27:19
15
galatours
Gazmir :
ore leket qe ka vjedh kur I kthehen popullit?
2026-10-29 20:45:02
4
artur.doleqi
Artur doleqi :
Po ku mbushi xhepat me leket e popullit qe vec ata e dine sa kane vujtur e sa vuajne per nje cope buke e keta per 4 5 vite se dine sa miljona euro kane
2026-10-29 18:55:14
5
i.buk.e.dy.qofte
I bukë e dy qofte :
Nuk ka fund Servilizmi. Fatkeqësisht te rinjtë janë më servil se të vjetrit.
2026-10-29 20:32:54
9
milan0_775
Milano_777 :
po vodhe popullin.zoti shef.dhe te denon
2026-10-29 20:03:04
13
lz75872
LZ :
Pse po shqetesoni kaq shume , ka vjedh te kalbet ne burg ai me shok
2026-10-29 18:22:10
7
perparimlila
perparimlila :
Po ari po
2026-10-29 18:40:28
8
adi.mema8
Adi Mema :
shumë keq jemi ndjerë familjarisht me ket rast
2026-10-29 21:31:15
3
qazim.laci92
Qazim Laci :
Pp si te burgosmit tjer
2026-10-29 20:27:29
3
uusseerrus3
User098 :
Ka vjedh ne menyr cnjerzore tkishte vjedh ne menyr njerzore tpakten
2026-10-29 21:43:43
2
itoz79
typing... :
🥹🥹🥹🥹🥹🥹🥹 o zot o njerez a keni shpirt a keni zemer ju lutem beni dicka para se te jete vone per kete engjell o zot cfar tmerri per kete njeri beni dicka urgjentisht rregulloren nje dhome ne spaq per kete njeri
2026-10-29 19:46:18
3
gerti.hoxhallari1
Gerti Hoxhallari :
po ca e dini burgun hotel me 5 yje
2026-10-29 20:56:23
0
daci.daci892
daci daci :
O shok po ne tjeret qe kemi bo ka 7 vjet rrugve europes pa takuar ni her familjen dhe pa bo lek me pas un leket e erjon velis i bej 10. Vjet si bob
2026-10-29 20:15:18
2
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About