@harisvongli: A doni me shume arsye per te protestuar? Per kujtese, kjo pjese e dyte e videos i dedikohet Qeverise Rama 2, nje periudhe te mbushur me skandale te jashtezakonshme. Dosja 339 ka nxjerre pergjime te ish kryetarit te Bashkise se Durresit, Vangjush Dakos ne lidhje serioze me krimin e organizuar. Si dhe Dosja 184 qe lidhej me zgjedhjet lokale të Dibrës, pra kishim te benim me blerje votash dhe ndikim të zyrtarëve në procesin zgjedhor. Me pas Skandali i projektit te Unazës së Re ngriti ne protesta shume qytetare qe ishin kunder shembjes se banesave dhe procesit aspak transparent te tenderimeve; një nga kompanitë fituese të tenderit, “DH Albania”, kishte paraqitur dokumente të falsifikuara për të fituar kontratën me vlerë miliona euro. Protestat masive studentore te 2018 u organizuan kundër tarifave universitare, kushteve të studimit dhe mënyrës së financimit të arsimit të lartë. Ende sot, gjendja eshte e mjeruar. Rruga Milot–Balldren: ishte nje afere korruptive e mirenjohur dhe akoma me e njohur u be edhe projekti per shembien e godines se teatrit kombetar dhe ndertimin e disa kullave ne vend te tij. Ne vitin 2019, tërmeti i 26 nentorit u pasua nga korrupsion masiv i fondeve te rindërtimit dhe kontratave publike, tenderave te ndertimit si dhe abuzimit te madh me kontratat emergjente si pasoje e asaj fatkeqesie natyrore. Eko Parku i Porto Romanos ishte nje Projekt për rehabilitimin e ish-venddepozitimit të mbetjeve i cili ngriti pikepyetje për koston, procedurat e kontraktimit dhe rezultatet mjedisore. Ne 2020 shembja e Teatrit Kombëtar u be realitet, pavaresisht kundershtise se artisteve dhe aktivisteve. Me pas ndodhi Covid 19, dhe kjo pandemi u perdor per shkelje te medha te kontratave e prokurime. Gjithashtu ne kete periudhe, Inceneratori i Elbasanit, Inceneratori i Fierit dhe Inceneratori i Tiranes, u bëne objekt hetimesh për procedurat e miratimit, përfituesit dhe pagesat publike. Ish ministri i mjedisit Lefter Koka u arrestua dhe u dënua, ndërsa Ahmetaj është në arrati pas lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar. Pagesat për inceneratorët, ende sot mbeten enigme e madhe, se ku shkojne ato para. #albania #protest #ediramajepedorëheqjen
Haris Vongli
Region: GB
Thursday 29 October 2026 20:24:51 GMT
Music
Download
Comments
Audi Q8 :
Respekt per ty por ky diktator i ka rrennet e thella ne krim eshte e zorshme shum ta heqim
2026-10-29 21:06:10
1
lule :
🥰🥰🥰
2026-10-29 20:29:29
1
besa :
2026-10-29 21:11:44
0
D.B :
👏👏👏👏👏👏❤️
2026-10-29 22:05:15
0
popuj e vende🙏 :
2026-10-29 20:59:23
0
LR :
Ti tregon tē kuluarēn ,è tregon dot tē ardhmen??😏
2026-10-29 20:59:08
0
smth ikn :
shi si tallen
2026-10-29 22:53:09
0
Dina :
Po ke te sjellim sali kriminelin meso historin e tij cfar drme i ka sjell shqiperise pastaj fol per ramen
2026-10-29 20:28:26
0
Orkida Bushaj :
🤑
2026-10-29 20:48:22
0
To see more videos from user @harisvongli, please go to the Tikwm
homepage.