@lulehajdari1: Sa herë vritet një grua në Kosovë, nuk shuhet veç një jetë. Shuhet një zë, një ëndërr, një përqafim që dikush po e priste… dhe mbetet një familje që do ta shtrojë sofrën me një vend bosh përgjithmonë. Diku, një fëmijë do ta kërkojë nanën e vet. Diku, një prind do ta presë vajzën te dera, edhe pse e di që ajo nuk ka me u kthy ma. E dikush do të pyesë: “Pse nuk e dëgjuam? Pse nuk e mbrojtëm? Pse pritëm derisa u ba vonë?” Mos i quani këto vdekje “tragjedi familjare”. Një grua nuk duhet të vdesë që ne ta besojmë dhimbjen e saj. Frika e saj duhet me u marrë seriozisht. Kërkesa e saj për ndihmë duhet me u dëgju. Heshtja e atyre që mund ta mbrojnë mund të kushtojë një jetë. Gratë nuk janë lajme që i harrojmë pas disa ditësh. Janë bija, nana, motra e shoqe. Janë njerëz që kishin të drejtë me jetu të lira, pa frikë, pa kërcënime, pa u detyru me zgjedh mes heshtjes dhe rrezikut. Për secilën grua që nuk është ma: na falni që nuk ju mbrojtëm sa duhej. Për secilën grua që po jeton me frikë: të lutem, mos rri vetëm. Dhe për ne të gjithë: mos pritni një tjetër emër, një tjetër fotografi, një tjetër arkivol për me thënë “duhet me ba diçka”. Një grua e vrarë është një jetë e marrë. Një shoqëri që hesht, e lë dhimbjen me u përsëritë.

Lule.Hajdari
Lule.Hajdari
Open In TikTok:
Region: BE
Thursday 29 October 2026 21:07:22 GMT
26734
682
10
6

Music

Download

Comments

albanich8
Lö SD 210 :
Gjynaf more zot 🥺😌
2026-10-30 09:05:14
0
..ggj3
💝DIELLI🥰 :
Allahu i shkatrroft ksi lloj njerzish t'pa shpirt🤲🥲
2026-10-30 16:11:00
1
bizi3785
Bizi :
😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭
2026-10-30 06:32:17
0
lindddda2
Lindaaa :
😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭
2026-10-29 21:11:23
2
big_.gadime
🇦🇱Big_Gadime🇽🇰 :
[Gebrochenes Herz]
2026-10-30 18:21:19
0
nesa3710
nesa :
😥😥😥
2026-10-29 21:23:47
1
valideramadani6
valideramadani6 :
😭😭😭😭😭😭😭
2026-10-30 11:06:40
0
noarhyrierefik
Noar Hyrie Refik :
[En larmes][En larmes]
2026-10-30 01:26:58
0
glt1984
🍁🍂🍁🍂 :
😢😢😢😢😢💔
2026-10-31 22:33:52
0
To see more videos from user @lulehajdari1, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About