@trtbalkanal: Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka konfirmuar se në aksidentin e helikopterit italian të angazhuar në operacionin EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë kanë humbur jetën katër ushtarë, mes tyre dy pjesëtarë të forcave tokësore (Esercito Italiano) dhe dy pjesëtarë të Trupave Vullnetare Ushtarake të Kryqit të Kuq Italian (CRI). "Ministria e Mbrojtjes njofton me dhimbje të thellë se në aksidentin e helikopterit italian të angazhuar në operacionin EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë kanë humbur jetën katër ushtarë: dy pjesëtarë të #EsercitoItaliano dhe dy pjesëtarë të Trupave Vullnetare Ushtarake të Kryqit të Kuq Italian (CRI)", thuhet në njoftimin e ministrisë në rrjetin social X. Siç u konfirmua më herët të enjten nga EUFOR-i, në vendin Gorica pranë Bërçkos, në verilindje të Bosnjë e Hercegovinës, në rrëzimin e helikopterit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 11 janë lënduar. "Në mjetin fluturues ishin gjithsej 15 persona. Njëmbëdhjetë të lënduarve iu është dhënë kujdesi i nevojshëm dhe për momentin asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Mbrojtja organizoi menjëherë dërgimin e një ekipi mjekësor italian, që të lënduarit të marrin mbështetjen maksimale dhe ndihmën më të mirë të mundshme", tha Ministria, duke shtuar se është në vazhdim hetimi për shkaqet e kësaj tragjedie. Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kolegët, duke thënë se "ndan dhimbjen për humbjen që godet gjithë komunitetin e mbrojtjes". "Në këtë çast pikëllimi të pamasë, mendimet e mia shkojnë së pari te familjet e të rënëve tanë, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia personale dhe ato të gjithë mbrojtjes. Nuk ka fjalë që mund ta plotësojnë një humbje kaq të madhe. Ushtarëve tanë që humbën jetën duke i shërbyer Atdheut u shkon mirënjohja e gjithë Italisë. Jemi pranë të lënduarve, si dhe familjeve të tyre e të gjithë atyre që po i përjetojnë këto çaste dramatike. Sistemi i mbrojtjes është një komunitet që, pikërisht në çastet më të vështira, duhet të tregojë unitet, prani dhe aftësi për t'u kujdesur për pjesëtarët e tij dhe pjesëtaret e tij", tha Crosetto, një postimi në X. Ministria thotë se detajet e aksidentit u bënë të ditura pasi u njoftuan familjet e të viktimave, me respekt të plotë për dhimbjen dhe dinjitetin e tyre. Lidhur me incidentin që ndodhi në zonën e Goricës, pranë Bërpkos, EUFOR-i konfirmoi se më 29 tetor 2026, në orët e mbrëmjes, gjatë një stërvitjeje rutinë, u rrëzua një mjet fluturues italian CH-47 Chinook. Shërbimet e urgjencës nga BeH, së bashku me ekipet e lidhjes dhe vëzhgimit të EUFOR-it, arritën në vendngjarje, kujdesën për pjesëtarët e pranishëm dhe menjëherë i transportuan në institucione shëndetësore në Bërçko, ku po u jepet ndihmë mjekësore. EUFOR-i po zhvillon një hetim të plotë dhe të thelluar për të përcaktuar faktet që çuan në këtë aksident tragjik.

TRT Balkan AL
TRT Balkan AL
Open In TikTok:
Region: XK
Friday 30 October 2026 07:42:02 GMT
31746
290
5
39

Music

Download

Comments

fatonjusufi512
fatonjusufi512 :
jezu krisht
2026-10-30 10:01:07
0
vloorr19190
berat berat1212 :
kjo esh e vertet
2026-10-30 12:30:55
0
todoonada66
BLACK WOLF :
Avjoni ka me shum siguri se keta
2026-10-30 11:44:33
0
metide_79
M.D🇽🇰🇸🇮 :
😢😢😢
2026-10-30 09:13:16
0
To see more videos from user @trtbalkanal, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About