@joq: Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me kartëmonedha 50-euroshe është bërë pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi, e cila, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, përdorej nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndonëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Sipas dokumenteve të publikuara, fotografia është dërguar më 17 korrik 2021 nga Lavdrim Smone, bashkëshorti i sanitares që punonte në banesën e Ballukut në Tiranë. SPAK dyshon se fotografia është realizuar në ambientet e vilës F6, ndërsa komunikimet telefonike të shoferit të Ballukut, vartësve, punonjësve të pastrimit dhe administratorëve të kompleksit përmbajnë referenca për pronën si “vila e shefes”. Nga hetimet rezulton se familjarët Smone shkonin herë pas here në Dhërmi për pastrimin e vilës, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut. Prokurorët kanë analizuar qindra komunikime dhe të dhëna telefonike të periudhës 2018-2025 për të dokumentuar përdorimin e pronës. Vila dykatëshe, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe e vendosur në një parcelë prej të paktën 300 metrash katrorë, vlerësohet nga SPAK me rreth 720 mijë euro. Sipas Prokurorisë së Posaçme, pavarësisht regjistrimit në emër të Igli Tares, pronësia faktike i përket Belinda Ballukut, e cila dyshohet se e ka përdorur pronën nga viti 2019 deri në fillim të vitit 2026. Vila është sekuestruar me vendim gjykate, ndërsa fotografia dhe komunikimet e administruara janë pjesë e provave që SPAK paraqet në mbështetje të dyshimeve të tij.
JOQ Albania
Region: AL
Sunday 01 November 2026 09:50:13 GMT
Music
Download
Comments
alexander :
Kto nuk Jane asgje , çfar ka neper Banka brenda dhe jasht jasht shqiperis !
2026-11-01 12:40:18
10
user123998763 :
ska mundesi nuk eshte na ajo lagje kjo
2026-11-01 15:34:22
1
111 :
Shteti qe votoni
2026-11-01 15:35:35
1
Dore e Ngrohte :
jan nga pensioni gjyshes ja ka len mbeses.
ceshtja u mbyll nuk ka prova [Laugh approved]
2026-11-01 13:46:58
1
titi :
Lek xhepi i ka pasur ato
2026-11-01 11:15:01
7
🇦🇱Dj-A.P🇦🇱 :
burri i pastrueses 🤔🤔
mbiemri Smone🤔🤔🤔
thua te jete e vertet ,apo po tallen
2026-11-01 14:10:48
0
Profesori :
gjyna ska
2026-11-01 20:23:45
0
Hiq123.7 :
respekt
2026-11-01 12:12:58
0
SALVADOR. TIRONC :
😂😂😂
2026-11-01 10:00:36
1
Aldo Neli :
kto jan bakshishet
2026-11-01 15:46:00
0
Alfio Mazrrek. :
2026-11-01 11:31:58
0
Marjo Marjo :
Bravo i qofte as nuk e rru fare
2026-11-01 12:58:09
0
ZBULUSI. :
Ece perpara Balluku!
2026-11-01 13:41:57
1
user1396320025799 :
Dhe u tregon femijeve se si te kursejne energji duke hequr karikusin e telefonit nga priza. Sa e shpifur qe eshte !!
2026-11-01 19:55:20
0
shadow :
Bani za tao balls
2026-11-01 15:35:24
0
MILANO :
2026-11-01 19:22:31
0
user1467818663929 :
😂😂😂
2026-11-01 15:31:30
0
TIMI RENTAL CAR AIRPORT RINAS :
🥰🥰🥰
2026-11-01 17:51:36
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.