@gazetaintervista: Jeton me vite me një njeri, ndan me të shtëpinë, bukën, ditët, netët, krijon familje, ndërton kujtime dhe beson se ke gjetur njerëzit e tu. Dhe papritur, vdekja mund të të vijë pikërisht nga ai që e quajte tëndin, nga njeriu me të cilin ndave jetën dhe nga fëmija që mban gjakun tënd. Ka krime që të lënë pa fjalë, sepse përtej aktit të vrasjes, të tmerron edhe përpjekja për të fshehur të vërtetën, duke tentuar ta paraqesësh vdekjen e njeriut si sulm nga një kafshë. Si mund të jetojnë me një ndërgjegje të tillë? Si mund të mbyllin sytë, të flenë (kudo qofshin edhe ne burg) duke e ditur se i kanë marrë jetën njeriut që duhej të ishte pjesë e familjes së tyre? Në Bulqizë, nëna 57-vjeçare dhe djali 33-vjeçar janë ndaluar, pasi dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit. Hetimet kanë rrëzuar versionin se viktima ishte sulmuar nga një ari. Nuk bëhet fjalë vetëm për një jetë të marrë, por për një tradhti që shkatërron çdo kuptim të fjalës familje. Për një njeri që, sipas dyshimeve, nuk e gjeti rrezikun në pyll, por aty ku duhej të gjente dashuri, besim dhe siguri. Një ari mund të të sulmojë në pyll, por është e tmerrshme kur armikun e ke në shtratin tënd, kur rreziku fle nën të njëjtën çati dhe kur ata që i ke quajtur familje bëhen njerëzit nga të cilët duhet të ruhesh. Ndonjëherë, tragjedia më e madhe nuk është të mos kesh askënd pranë, por të mos dish se kë ke pranë. Intervista.al #Bulqizë #Krim #Tragjedi #DhunëNëFamilje #Familja Vrasje Drejtësi Ndërgjegje HumbjaENjerëzores SiguriaNëFamilje Shqipëri NgjarjeTronditëse
Intervista.al
Region: AL
Wednesday 04 November 2026 21:33:28 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @gazetaintervista, please go to the Tikwm
homepage.