@baliskitchen: 😍 Gullash si në restorant, me mish të butë, salcë të trashë e plot shije! Ka receta që nuk kanë nevojë për restorant luksoz, sepse mund t’i përgatisim edhe në shtëpi dhe të shijojnë po aq mirë! 🤤 🥘 Për gullashin: Në një tenxhere shkrijmë pak gjalpë dhe skuqim 2 qepë të grira imët. Shtojmë 1 kg mish viçi të prerë në kubikë dhe e skuqim për 2–3 minuta. Më pas shtojmë: - 250 g kërpudha - 1 lugë gjelle miell I kaurdisim edhe pak dhe shtojmë erëzat: - 1 lugë gjelle piper të kuq - 1 lugë të mesme kripë - Piper të zi - Nenexhik të thatë Hedhim 1.5 litra ujë, e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 40 minuta. Unë përdora mish viçi, i cili zihet më shpejt. 🥔 Pureja e patateve: Në një tenxhere tjetër ziejmë 1 kg patate për rreth 20 minuta. Pasi t’ua largojmë ujin, shtojmë kripë, 100 ml qumësht dhe 1 lugë gjelle gjalpë. I shtypim mirë derisa të bëhen pure kremoze. Dhe ja ku e kemi një pjatë të mrekullueshme, tamam si në restorant! ❤️ Përgatitja bëhet edhe më e këndshme me tenxheret nga HappyCornerHome, praktike dhe elegante për kuzhinën tuaj. ✨ ❤️ Nëse ju pëlqejnë recetat e mia, mos harroni të lini një LIKE, sepse kështu më ndihmoni të vazhdoj të sjell receta të reja për ju! 💬 A e përgatisni edhe ju gullashin me pure patatesh? Më tregoni në komente! 📌 Ruajeni recetën që ta keni gjithmonë pranë dhe dërgojani dikujt që e adhuron gullashin! #FoodLovers #EasyRecipes #fyp
Balis Kitchen official
Region: MK
Thursday 05 November 2026 09:27:50 GMT
Music
Download
Comments
CookwithALBA☀️🐝👩🍳 :
Te lumshin durt😘
2026-11-05 11:26:17
0
artafilde1 :
👏👏
2026-11-06 00:11:52
0
bllock :
🌹🌹
2026-11-05 13:37:18
0
808555 :
🥰🥰🥰
2026-11-05 10:50:00
1
Lume Design :
🤲🤲🤲💖💖💖
2026-11-05 09:52:35
1
Bardha Gena Memlikaj :
🥰🥰🥰
2026-11-05 11:04:49
0
eladervishiii :
❤️
2026-11-05 10:37:02
0
To see more videos from user @baliskitchen, please go to the Tikwm
homepage.