@news.zone.albania: Mëngjesin e kësaj të diele, Edi Rama ka hequr dorë nga ftesa për dialog me sofrën e improvizuar para Kryeministrisë. Ndryshe nga herët e tjera, Rama sot nuk ka publikuar tryezën e dialogut para Kryeministrisë por ka gjetur një mënyrë tjetër duke ftuar protestuesit të bisedojnë përmes “faqes online”, për të cilin ka ndarë dhe linkun për të gjithë personat e interesuar. “Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e bërë mëngjesin e sotëm. Kjo hapësirë është menduar veçanërisht për studentët, por do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të komunikojë me kryeministrin, duke parashtruar pyetje, duke shprehur kritika, duke ngritur shqetësime apo duke paraqitur propozime. Platforma ofron katër kategori kryesore komunikimi: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave qytetarët mund të përcjellin mendimet dhe kërkesat e tyre. “Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës. Duke klikuar butonin “Shkruaj”, të interesuarit mund të dërgojnë mesazhet e tyre, ndërsa në platformë është vendosur edhe një rubrikë që shpjegon arsyen e krijimit të kësaj hapësire. Kujtojmë se deri të enjten që lamë pas, kryeministri Rama prej dy javësh vendoste ftesa për dialog në sofrën e gurtë para Kryeministrisë. Qytetarët janë parë duke i grisur ftesat, duke nënkuptuar kështu se refuzojnë të dialogojnë me kryeministrin. Ndërsa sot, Rama ka dalë me mënyrë tjetër për dialog me të protestuesit, duke kërkuar që të gjithë të interesuarit të kontaktojnë me të në platformën online, linkun e të cilës e gjeni duke klikuar KËTU. Published in News
🌏NEWS.ZONE.ALBANIA🌏
Region: DE
Sunday 08 November 2026 17:59:56 GMT
Music
Download
Comments
jjjjajsjsjjsjs :
epoka e ketij ka mbaruar
2026-11-08 18:59:27
6
bomber sempre ❤️ :
Rama ok, populli nuk ka nevoje per dialog me ty, populli ka nevoje per drejtesi dhe per rinine e saj .
2026-11-08 18:06:15
16
Hysni Troqe :
po si ka mundesi te bejme dialog kur kudo qe vete ne bote pergenjeshtron realitetin per te gjitha gjerat ne keto 13 vite .è inaccettabile
2026-11-08 20:05:11
5
lek buna :
kan frike ta arrestojn se kan vjedhur dh ata qe duhet ta arrestojn
2026-11-08 21:43:18
3
Tony :
Ramovici dhe salia duhet te japin shume llogari per shume gjona!
2026-11-08 19:27:37
2
Demtrru3y Demtrru3y :
SKA RUGE TJETER 😏😏😏
2026-11-08 19:09:39
4
rudina.t4 :
Ishalla
2026-11-08 19:05:00
1
dibran me taban :
kjo eshte platforma e 8 - 9 qe aplikon .rama nburg - berisha ne burg .
2026-11-08 20:44:50
0
DRITAN ZAÇE :
2026-11-08 19:13:36
0
user1279069661966 :
2026-11-08 21:20:12
0
dvera58 :
Nuk ka mundesi pa votuar nuk duhet te lere pushtetin
2026-11-08 18:57:14
2
luliradini :
Ramoviçi ik asnje ste do jep doreheqjen sepse, je trathtare i kombit shqiptar .
2026-11-08 18:36:02
5
To see more videos from user @news.zone.albania, please go to the Tikwm
homepage.