@media60al: Një autobus i transportit urban ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës pranë Parlamentit në Tiranë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Sipas informacioneve të siguruara, autobusi ka qëndruar për disa orë në rrugë, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve në këtë segment. Pamjet tregojnë autobusin e gjatë me fizarmonikë të ndalur në rrugë, ndërsa automjetet e tjera detyrohen të kalojnë pranë tij. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit apo nëse bëhet fjalë për një defekt teknik.