@piranjatnews: Një situatë shqetësuese është denoncuar në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku grumbuj të mëdhenj mbeturinash janë kthyer në një problem serioz për banorët e zonës. Pamjet e mbërritura në redaksinë e Piranjat news tregojnë mbeturina të hedhura në mënyrë të pakontrolluar, të shpërndara në një hapësirë të konsiderueshme. Sipas denoncimit, situata paraqitet alarmante në Lagjen 17, në rrugën “Drenica”, ku era e rëndë që përhapet nga mbeturinat e bën edhe më të vështirë jetesën për banorët. Qytetarët shprehen të shqetësuar për rrezikun që paraqet kjo ndotje për shëndetin publik, duke e cilësuar zonën si një burim të mundshëm infeksionesh. Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave që kjo situatë të mos përsëritet. #piranjat #piranjatnews #durres

Piranjat News
Piranjat News
Open In TikTok:
Region: AL
Monday 09 November 2026 21:31:04 GMT
4735
56
1
3

Music

Download

Comments

umbyllll1234
umbyllll1234 :
Edhte qelbur gjithandej eshte tmerr
2026-11-09 21:37:42
0
To see more videos from user @piranjatnews, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About