@vvazhdojme: 🇽🇰🇮🇪 Kryeministri i Republikës së Kosovës, #AlbinKurti, u prit në Dublin nga Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). 🤝🏼 Në deklarimin e tij për media, Kurti falënderoi homologun irlandez për ftesën dhe mikpritjen, duke vlerësuar Irlandën si një shembull të suksesshëm të integrimit evropian. Ai ritheksoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe rëndësinë e mbështetjes irlandeze për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. ❤️ Kryeministri shprehu mirënjohje ndaj popullit irlandez për strehimin e mbi një mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999, si dhe ndaj ushtarëve dhe oficerëve irlandezë që kanë shërbyer në KFOR për më shumë se dy dekada e gjysmë. 🇪🇺 Duke folur për rëndësinë e Komunitetit Politik Evropian, Kurti theksoi nevojën për bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet liderëve evropianë, veçanërisht përballë agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë, sulmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe kërcënimeve hibride. 🛡️ Ai nënvizoi se Bashkimi Evropian dhe NATO mbeten thelbësore për demokracinë, prosperitetin dhe sigurinë e përbashkët evropiane. #kosova #ireland #dublin #EPC
VVazhdojme
Region: DE
Thursday 12 November 2026 11:25:45 GMT
Music
Download
Comments
MimozaVV :
☘️
2026-11-12 13:08:40
1
To see more videos from user @vvazhdojme, please go to the Tikwm
homepage.